Si Të Përgatisësh Çokollatën Më Të Mirë Të Ngrohtë

Unë nuk jam një person “dimri” më duhet ta pranoj, por e dashuroj këtë periudhë festive që ky muaj ofron. Të mbështjell duart rreth një gote plot me çokollatë të ngrohtë e kremoze është një nga aktivitetet e mia të preferuara të dimrit. Më pëlqejnë të dyja versionet si çokollata e ngrohtë, ashtu dhe kakaoja; por e kam shumë inat kur kërkoj për çokollatë të ngrohtë dhe më sjellin kakao.
Sot po ndaj me ju recetën time klasike të çokollatës së ngrohtë. E thjeshtë, e pasur në shije, kremoze dhe pak alkolike por kjo e fundit totalisht opsionale.

Continue reading “Si Të Përgatisësh Çokollatën Më Të Mirë Të Ngrohtë”

Brumi Shu – Receta e Profiterolëve

Brumi Shu është një brum i lehtë i përdorur për profiterolët, pasta shu-në, “croquembouches”, “goungères” etj. Zakonisht piqet por ka raste dhe që skuqet. Në Spanjë dhe Amerikën Latine, çurrot janë brum Shu i skuqur, i sheqerosur dhe i lyer me çokollatë (vakt mengjesor).

Profiteroli është një ëmbelsirë Franceze (choux à la crème). Një top brumi Shu i mbushur me ajkë të rrahur, krem pastiçerie apo akullore. Këto pufka mund të dekorohen ose të lihen të thjeshta. Të lyhen me salcë çokollate, karameli, ose të pluhurohen me sheqer pluhur.

Sot vendosa t’ju tregoj dy receta në një post. Do t’ju orientoj se si të gatuani profierolë të mbushur me krem pastiçerie dhe të lyer me çokollatë. Siç e thash më parë kjo është vetëm një mënyrë se si mund ti gatuani këto kafshata të ëmbla (mbushja + dekori), prandaj ndjehuni të lirë të perdorni imagjinatën tuaj për të krijuar versione të reja !

Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Shqip

Proçedura për Brumin Shu:

Vendosni ujin, gjalpin, kripën dhe sheqerin nëse po e përdorni në një tenxhere në zjarr mesatar

Gatuajeni duke perzier, për 3-4 minuta ose deri sa gjalpi të jetë shkrire dhe masa të arrijë në vlim

Shtoni të gjithë masën e miellit në përzierjen e gjalpit dhe përdorni një luge druri për të përzier masën deri sa të kombinohet

Vendoseni në zjarr të butë dhe gatuajeni duke e përzier, për 1-2 minuta ose derisa masa të krijojë një top dhe të nisë të ngjisë pak në anët e tenxheres

Lëreni mënjanë për 5 minuta që të ftohet pak

Shtoni vezët një nga një duke i rrahur me lugë druri në masën e gatuar dhe të ftohur tashmë

Përzieni deri sa masa të bjeri nga luga por ta ruajë formën e saj

Ndizni furrën në temperaturë 200°C dhe shtroni 2 tepsia biskotash me letër furre

Me lugë caji përhapni masën në tepsi, duke lënë 3 cm largësi nga njëra tjetra

Gjithashtu mund të përdorni qesen e pastiçerisë me kokën e thjeshtë të saj (1.5 cm diametri) dhe formoni profiterolët në tepsi

Lagni gishtin tuaj tregues dhe shtypni lehtësisht majat e formuara tek secili profiterol (nëse keni përdorur qesen e pastiçerisë)

Piqni në furrën e nxehur për 25 minuta ose deri sa profiterolët të jenë fryrë dhe të kenë marrë një ngjyrë të artë

Hiqini nga furra dhe fikeni këtë të fundit

Duke përdorur një shkop shishqebapi ose një thikë të vogël, shponi çdo profiterol posht ose lart për të lëshuar nxehtësinë

Rifutini profiterolët në furrë dhe lërini për 15 minuta të thahen

Hiqini profiterolët nga furra dhe zhvendosini në një raft teli për tu ftohur

 

Proçedura për Profiterolët:

Shkrini çokollatë të zezë (të cilësisë së mirë) dhe shtoni pak vaj luledielli, lini mënjanë

Shponi çdo profiterol në pjesën e mbrapme

Vendosni krem pastiçerie në një qese pastiçerie dhe mbushini profiterolët me krem

Zhytni çdo profiterol në tasin e çokollatës së shkrirë dhe vendosini ato në një raft tel për ti kulluar nga çokollata e tepërt

Transferojini në një tepsi biskotash me letër furre dhe mund ti vijëzoni përsipër profiterolët me çokollatë të shkrirë të bardhë (opsionale)

Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset

 

Fotografitë nga Eranda Janku

Krostatë Luleshtrydheje – Versioni me Brumin Frolla

Unë e dashuroj ushqimin Italian, sidomos ëmbëlsirat. Një krostatë është një tartë e pjekur Italiane, një ëmbëlsirë e thjeshtë e një forme të lirë me një hapje ku vendosen frutat.

Versioni i sotëm është i përgatitur me brumin e ëmbël Italian – brumin Frolla, ashtu siç duhet përgatitur në fakt (recetën e brumit e gjeni KETU).

Kjo recetë e thjeshtë në përgatitje, por shumë e shijshme në të shijuar, padyshim do t’ju bëjë ditën dhe është një zgjedhje e përkryer për bashkimet familjare apo shoqerore në “Kohën e Ëmbëlsirës” !

Continue reading “Krostatë Luleshtrydheje – Versioni me Brumin Frolla”

Si Të Përgatisni Bugaçen Tradicionale Greke

Bugaçja Greke gjithnjë më ka kujtuar fëmijërinë time dhe pushimet në Greqi. Unë e kam eksploruar së tepërmi Greqinë me familjen time gjatë pushimeve tona verore dhe gjithmonë për mëngjes zgjidhja ëmbëlsirën Greke të quajtur Bugaçe. Ky është një nga kujtimet e mia më të dashura të fëmijërisë sime, dhe madje tani si një e rritur unë ‘vdes’ për Bugaçe dhe përpiqem ta gatuaj sa herë kam kohë. Këtë recetë e kam marrë nga miqtë e mi Grekë dhe e provova. Nuk është e thjeshtë ta gatuash Bugaçe-n, pasi duhet ta provosh disa herë për të arritur në shijen e duhur. Por jua garantoj; do ta doni po aq sa unë këtë ëmbëlsirë. Dhe të gatuarit vetë recetën është gjithmonë një ndjesi e vecantë. Mëngjesin e kaluar u ndjeva në humor për të gatuar mëngjesin tim Grek dhe tani mund të jetë dhe i huaji.

Çelësi për të përgatitur Bugaçe-n më të shijshme Greke është të përdorësh gjalp të freskët dhe me cilësi të mirë për të lyer me të petët e brumit fillo. Receta autentike e Bugaçe-s Greke lidhet me gjalpin ‘galaktos’ të bërë nga qumështi i lopës i cili i jep një shije të mrekullueshme dhe aromë të pasur. Një truk i vogel i cili do të realizojë që petët e brumit fillo të jenë kërce dhe të ndara lehtësisht nga njëra tjetra, është që gjalpin e shkrirë ta spërkatni mbi petët e fillos, në vend që ti lyeni ato. Të punuarit me brumin fillo mund të jetë shumë e ndërlikuar pasi është një brum i brishtë dhe mund të thahet shumë shpejt, kështu që kontrolloni me kujdes hapat përpara se të nisni përgatitjen e Bugaçe-s. Mos harroni të lyeni mjaftueshëm me gjalp pjesën e sipërme të Bugaçe-s dhe ta çani lehtësisht me thikë për të çliruar avuajt.

Processed with VSCOcam with se3 preset

Përbërësit për brumin fillo :

1024 gram miell

2 tsp Raki (ose uthull e bardhë)

2 tsp vaj ulliri

lëngu i një limoni

293-314 ml ujë i nxehtë

miell për sipërfaqen e punës dhe duart

 

Shenim : Çelësi për këtë recetë është uji i nxehtë. Përdorni ujin më të nxehtë të çesmës suaj

Për të hapur petët perdorni makinën e makaronave

 

Procedura :

Përziej të gjithë përbëresit së bashku në një tas të madh me duar derisa të formojnë një masë

Në sipërfaqen e punës të pluhurosur me miell më parë, puno brumin me duar për 15-20 minuta derisa të jetë i butë dhe i lakueshëm

Mbështille brumin me letër celofoni dhe lëre në frigorifer gjatë natës para se ta përdorni

Për të bërë petët e brumit fillo, punojeni me makinën e makaronave (me gradacionin nga 1-10, duke qenë 1 me e trasha), punojeni brumin në mënyrë graduale duke e ulur trashësinë në 9 në makinën tuaj

Fillo-ja e papërdorur (e pahapur në petë) mund tv ruhet në frigorifer, me mbështjellëse hermetike, për deri në 10 ditë pas përgatitjes së brumit

Sasia e përftuar : afërsisht 1.3 kg

 

Përbërësit për Bugaçen :

400-450 gram brum fillo

200 gram gjalp, i shkrirë

1 liter qumësht

200 gram sheqer

120 gram miell

4 vezë

1 tsp ekstrakt vaniljeje

 

Përbërësit për shtresën e sipërme :

Kanellë pluhur

Sheqer pluhur

 

Proçedura :

Përgatitni mbushjen: shtoni në një tas të madh sheqerin, vezët dhe miellin; rrihi së bashku derisa përbërësit të jenë kombinuar

Vendos në një tigan qumështin dhe ekstraktin e vaniljes dhe silleni në vlim

Vetëm pak para se qumështi të vijë në vlim, hidh 1/3 e qumështit me garuzhde në masën e miellit dhe perziej

Ulni zjarrin dhe shtoni masën e miellit në tigan me pjesën tjetër të qumështit të ngrohtë

Rrih shumë shpejt, derisa masa të jetë e trashë, kremoze dhe e butë (mos e lëvizni tiganin nga nxehtësia) Kjo do të dojë rreth 2-3 minuta

Largojeni tiganin nga nxehtësia dhe përziejeni herë pas here gjatë kohës që jeni duke përgatitur recetën e Bugaçe-s, për ta mbajtur kremin që të mos krijojë cipë në shtresën e sipërme

Për këtë recetë të Bugaçe-s do tju nevojitet një tepsi e madhe, rreth 20×30 cm

Duke përdorur një furçë pasticerie, lyeni me gjalpë pjesën e poshtme dhe anët e tepsisë

Për këtë recetë ju duhen 10-12 petë fillo

Përdorni 5-6 petë fillo për pjesën e poshtme të Bugaçe-s dhe 4-5 petë për pjesën e sipërme

Nisni duke i shtruar petët një nga një në pjesën e poshtme të tepsisë, duke u siguruar që të spërkatni tërësisht çdo petë me gjalp të shkrirë

Shto kremin, duke e lëmuar sipërfaqen e tij me spatul ose kurrizin e një luge dhe më pas shtro pjesën e rradhës sipër kremit duke u siguruar që peta ta ketë mbështjellë kremin

Shtro 4-5 petët e mbetura duke spërkatur çdo petë me gjalpin e shkrirë

Me një thikë prini pjesët e tepërta të petëve anash tepsisë, dhe pjesën tjetër sistemojeni në anë

Lyejeni petën e sipërme mjaftueshëm me gjalp dhe çani (jo thellë) Bugaçe-n me një thikë të mprehtë

Piqeni Bugaçe-n në furrën e ngrohur paraprakisht në 160 gradë C për 45 minuta, ose derisa peta të jetë kërce dhe në ngjyrë të artë

Lëreni Bugaçe-n të ftohet dhe para se ta servirni pluhuroseni me kanellë dhe sheqer pluhur

 

Shijojeni teksa është ende e ngrohtë me një filxhan çaj ose kafe !

Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset

 

Fotografite nga Eranda Janku

Si Të Përgatisim Reçel Fiku

Unë e kam shumë qejf reçelin e fikut, por më së shumti recetën e mamasë sime. Prandaj ne sot vendosëm të ndajmë këtë recetë familjare  me ju !

Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset

Proçedura :

 

Lajmë fiqtë dhe më pas i lëmë të kullojnë

Marrim tenxheren ku do të përgatisim reçelin dhe shtrojmë një shtresë fiq (gjysmën e sasisë) dhe sipër shtrojmë gjysmën e sasisë së sheqerit, po kështu veprojmë dhe me pjesën tjetër të këtyre përbërësve

I lejmë kështu mënjanë në tenxhere për 3 orë

I shtojmë ujin dhe e lëmë të ziejë ngadalë në zjarr të butë

Mbasi merr valë e lëmë të ziejë për 10 minuta

E fikim zjarrin dhe e lëmë të qëndrojë 30 min me kapak të mbyllur

Ky proçes përsëritet 3 deri në 4 herë dhe herë pas here provojmë në një pjatë nëse lëngu i reçelit ka arritur trashësinë e duhur

Si ta kuptojmë nëse lëngu ka arritur trashësinë e duhur – marrim një pjatë të sheshtë dhe pikojmë lëngun me majën e një luge, lëngu duhet ta ruajë formën për pak sekonda, të mos lëshohet menjëherë

Kur arrin këtë fazë, fikim zjarrin dhe shtojmë lëngun e limonit i cili pengon sheqerizimin e lëngut të reçelit me kalimin e kohës

E lëmë të ftohet në tenxhere dhe më pas e ruajmë në enë qelqi

Untitled-1

 

 Fotografite nga Eranda Janku