Shërbime
June 16, 2018 2021-11-21 8:24Shërbime
Teksa rritemi si platfomë, ne duam të ndërveprojmë me lexuesit tanë, jo vetëm me mesazhe falenderuese, por edhe duke ofruar ndihmën tonë nëpërmjet një sërë shërbimesh për këdo.
Porosi ëmbëlsirash
Kikilicioss ju fton të porositni ëmbëlsirat tuaja të preferuara, të paraqitura në website dhe në rrjetet sociale. Prej disa kohësh tashmë, jemi të lumtur të përmbushim kërkesat e lexuesve tanë për të provuar e shijuar ëmbëlsirat e gatuara nga ne, edhe pse ne nuk jemi një pastiçeri. Ne sigurohemi që t`i kushtojmë shumë dashuri dhe kohë çdo porosie, prandaj ju këshillojmë të bëni porosinë tuaj në kohë.

Katering
Ju mund të gjeni tek Kikiliciouss shërbimin catering, duke zgjedhur një varietet prej ëmbëlsirave tuaja të preferuara, që paraqiten në website apo ne rrjete sociale.

Stilim Ushqimi (Food Styling)
Tek Kikiliciouss ne kemi një dashuri të thellë për ushqimin dhe të bukurën, e mbi të gjitha për kombinimin mes këtyre të dyjave. Skuadra jone kreative do të ideojë kompozime ushqimore që janë estetikisht të kënaqshme, për fotografi ose televizion.

Ofrim Produktesh të Limituara Kikiliciouss
Kikiliciouss i sjell lexuesve një shumëllojshmëri produktesh në raste speciale. Neve na pëlqen të kombinojmë dashurinë për ushqimin, me dizajnin, për të sjellë dhurata të përzemërta për ju dhe të dashurit tuaj.

Shërbime Fotografike
Ekipi jonë është i lumtur t’ju vijë në ndihmë në projektet tuaja që lidhen me forografimin e ushqimeve, produkteve apo interiereve.
