Rreth Nesh

Kikiliciouss ka nisur si një platformë virtuale që siguron hapesirë për të manifestuar ushqimin e shëndetshëm të gatuar në shtëpi. Sot Kikiliciouss është shumë më pranë audiencës dhe krijon marrëdhënie të prekshme nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve të ndryshme që ofron. Misioni ynë është të ndajmë eskperienca dhe mbështetje ndaj sipërmarrjes lokale lidhur me ushqimin; qoftë me fëmijët në shkolla, me prindërit, fermerët, artizanët, bizneset apo me këdo që është i interesuar mbi ushqimin. Kikiliciouss tashmë është një komunitet, dhe ne synojmë të ndihmojmë në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm dhe bashkëpunues; ku kontakte të reja, metoda pune, receta dhe eksperienca të ndryshme shkëmbehen dhe zhvillohen më tej.

Kristi

Kristi është një Dizajnere me pasion ushqimin. Ajo nisi fillimisht të shkruajë mbi ushqimin dhe ndajë recetat e saj në moshën 16 vjeçare, duke ndërmarrë kështu hapat e parë drejt krijimit të markës së sotme “Kikiliciouss”. Kristi është gjithashtu një aktiviste e apasionuar e lëvizjes Slow Food dhe Food Revolution Albania, për të cilën është ambasadore që nga viti 2016. Një nga nismat me impakt mjaft pozitiv që ajo ka bashkë-drejtuar është puna me fëmijët e shkollave fillore dhe prindërit, mbi të ushqyerin shëndetshëm. Momentalisht Kristi është duke ndjekur studimet e MBA, të cilat kanë kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të saj sipërmarrëse për ta çuar Kikiliciouss drejt fronteve të reja me mjaft projekte dhe bashkëpunime. Kristi është gjithashtu autore dhe drejtuese e segmentit të quajtur “Me Duart e Kristit” në emisionin “Kush Vjen Për Drekë”, në një nga kanalet me të njohura dhe klikuara në Shqipëri – Klan TV. Në këtë hapësirë ajo ndan çdo ditë receta ose artikuj të lidhur me ushqimin, shëndetin dhe si të gatuajmë vakte të shijshme dhe ushqyese për një program ditor të ngjeshur.

Julia

Julia është një Dizajnere me interes të veçantë në dizajnin grafik dhe dizenjimin e produkteve. Ajo ka një Diplomë Bachelor në Art & Dizajn, një MSc në Dizajn të Aplikuar, një MBA dhe momentalisht punon në një studio kreative të fokusuar në shërbimet vizuale dhe median mikse. Udhëtimi për të është një burim mjaft i mirë frymëzimi. Portfolio i saj ka eksperienca të ndryshme, që variojnë nga projekte kërkimore në dizenjim produktesh. Julia është gjithashtu një nga bashkë-organizueset e iniciativës Ladies Wine Design në Tiranë.

Eranda

Eranda është një Planifikuese Hapësinore, me një MSc në Planifikim dhe Manaxhim Urban momentalisht duke kryer studimet e PhD-së. Zakonisht i pëlqen ta quajë veten “udhëtuese” dhe është mjaft e apasionuar për të njohur njerëz të rinj dhe kultura të ndryshme, veçanërisht lidhur me profesionin e saj, por sigurisht edhe me ushqimin. Eranda ka arritur të perfeksionojë shijen e saj për finesën dhe minimalizimin në stilimin e ushqimeve dhe fotografinë, duke përcaktuar kështu stilin e thjeshtë dhe të pastër që karakterizon Kikiliciouss.

Regjistrohu

Jepni pak dashuri në emailin tuaj me produkte, këshilla dhe më shumë.

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.