Banane Të Pjekura

Bananet e pjekura janë besoj receta më e thjeshtë dhe praktike. Përbërës që me shumë gjasa na ndodhen gjithmonë në shtëpi dhe për mua është zgjidhja ideale e ëmbëlsirës kur kam miq të papritur. Mjafton të jeni pak kreativ me vendosjen e ëmbëlsirës në pjatë, dhe do ta ktheni këtë recetë nga bazike në pjatë restoranti. […]

Komposto Ftoi

Nuk mund ta imagjinoj dot këtë periudhe të vitit pa kompostot e dashura të mamit. Ftoi është shija ime e preferuar, ndoshta ngaqë që në moshë të vogel e kemi ngrënë me shumë dëshirë dhe kemi gatuar plot receta me të. Kompostot në vetvete janë pije shumë të thjeshta, të shpejta dhe një mënyrë e […]

Petulla Të Thjeshta Shtëpie – Receta e Mamit

Kjo është pa diskutim receta më e kërkuar në Kikiliciouss, dhe më në fund po vjen me detajet e nevojshme në këtë artikull. Popullariteti i ketyre petullave vjen nga teknika e mamit, përkatësisht mënyra si e bën shtrydhjen e brumit para se ta vendosë në tiganin e skuqjes. Kjo recetë e mamit, e famshme tani […]

Kafshata Çokollate

Kjo recetë ishte një nga më të kërkuarat pas daljes në “Me Duart e Kristit”. Një recetë tejet e thjeshtë e argëtuese, e cila të lejon ta modifikosh sipas shijeve personale dhe kur të vijnë miqtë të ndihesh kranare teksa u servir këto çokollata të përgatitura vetë. Përbërësit e përdorur në këtë episod janë zgjedhje […]

Xhelatina Të Shëndetshme me Shegë

Xhelatinat janë padyshim një nga ‘snacks’ e preferuara të fëmijëve dhe jo vetëm. Versionet që blejmë në supermarkete janë të mbushura me sheqerna të tepërta dhe plot esenca e ngjyrues. Pse të mos jemi kreativ dhe ti përgatisim ato në kushte shtëpie? Receta është aq e thjeshtë sa dhe ju vetë do të habiteni. Do […]

Vezë e Rrahur, Kujtim Fëmijërie

Veza e rrahur është një nga ato receta që më kujton fëmijërinë. Kur isha e vogël e gatuanim shpesh për mëngjes e më dukej vetja e madhe, pasi asistoja në përgatitje. Pjesa më argëtuese ishte kur duhej të provonim nëse veza ishte rrahur sa duhet apo jo. Kjo ishte lehtësisht e vërtetueshme, mjaftonte të ma […]

Receta e Mamit – Petulla Të Ëmbla

Një nga gjërat që gjithmonë më ka pëlqyer tek mami, përveç faktit që gatuan shkëlqyeshëm, është se asnjëherë nuk e flak diçka pa u siguruar që me të nuk mund të bëhet asgjë tjetër. Pikërisht kështu ka lindur dhe kjo recetë, një nga recetat më të hershme të familjes sonë. Kosi i mbetur me sheqer […]

Akullore në Shkop me Pjeshkë

Kemi fatin që të shijojmë gjatë këtij sezoni disa nga frutat më të shijshme siç janë pjeshkët, fiqtë, bostani, shalqiri etj. Fruta që të japin luksin të eksperimentosh në gatim si të dëshirosh. Kësaj rradhe vendosa të përgatis disa akullore me pjeshkë. Në fakt në këtë post po përdor nektarinat në vend të pjeshkëve (pasi […]

Recetë e Thjeshtë dhe Freskuese me Luleshtrydhe

Gjatë ditëve të nxehta të verës si këto që po kalojmë duam gjithmonë diçka të freskët që të na shuajë sado pak vapën. Kjo është një nga ato receta që padyshim s’ju lë kurrë në baltë. Ajo që më pëlqen rreth kësaj recete është shumëllojshmëria në përdorim. Mund ta konsumoni siç është, të shoqëruar me […]

Biskota Të Shkrifëta Me Vanilje – Shortbread

Kisha harruar të ndaja me ju një nga recetat bazike të biskotave siç është ajo e “Shortbread” – biskotë e shkrifët me vanilje. Shpesh duke u munduar të ndaj me ju sa më shumë receta interesante dhe të veçanta lë mënjanë ato baziket e të thjeshtat që me pak përbërës shtesë bëjnë mrekullira. Duhet cilesuar […]