Healthyliciouss Receta Të ëmbla Të shpejta & pa kosto

Banane Të Pjekura

Baked Bananas 1

Banane Të Pjekura

Bananet e pjekura janë besoj receta më e thjeshtë dhe praktike. Përbërës që me shumë gjasa na ndodhen gjithmonë në shtëpi dhe për mua është zgjidhja ideale e ëmbëlsirës kur kam miq të papritur. Mjafton të jeni pak kreativ me vendosjen e ëmbëlsirës në pjatë, dhe do ta ktheni këtë recetë nga bazike në pjatë restoranti.

Dërrasa e punuar aq bukur dhe në ngjyrat tona të preferuara është prodhim artizanal i Oniro Studio.

  • Bananet mund ti lini të plota, ose ti prini në mes.
  • Vendosja e një letre furre poshtë do t’ju shpëtojë jetën, prandaj mos e neglizhoni këtë hap.
  • Këtu do të dalloni nëse mjalti që keni blerë është i cilësisë së mirë ose jo. Nëse nuk është do të digjet shumë shpejt dhe do t’ju prishë të gjithë ëmbëlsirën. Kështu që sigurohuni të përdorni mjalt “të vërtetë”.

Proçedura:

 

Ndizni furrën në temperaturë 190°C.

Shtroni një letër furre në një tepsi normale ose biskotash.

Vendosni afër e afër bananet e plota ose të prera, kjo është në dorën tuaj.

Shtoni mjaltin sipër bananeve, mos u kurseni në mjaltin e përdorur. Do t’ju duhet sasi pasi gjatë pjekjes mjalti do të fillojë të vlojë dhe të kthehet në ngjyrë kafe dhe nëse keni pak në sasi ky hap do të jetë i shpejtë dhe mund të digjet para se bananet tuaja të jenë zbutur.

Shtydh 1 portokall të vogël (në varësi të sasisë së bananeve që po gatuani) mbi bananet dhe më pas shtoni bajamet jo të kripura. Sasia e këtyre të fundit mbetet në dorën tuaj.

Piqini bananet për 15-25 min në varësi të nëse i keni lënë të plota ose të prera në mes. Duhet që kur të ngulni një thikë në mes të bananes ajo të jetë e butë, por jo e qullët.

Hiqeni nga furra dhe transferojni bananet e nxehta në pjatën servirëse. Nëse e lini këtë hap për më vonë do të jetë shumë e vështirë, pasi mjalti do të jetë mpiksur.

Sitni pak kanellë nëse dëshironi.

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.