Receta Të ëmbla

E famshmja Molten Lava Cake

Molten Lava Cake 1

E famshmja Molten Lava Cake

Ajo që shumë kush e quan “Sufle” në restorant, por është një Lava Cake! Molten Lava Cake është kombinimi i Soufflé dhe kekut të çokollatës pa miell.
Një mrekulli e servirur në pjatë për të gjithë adhuruesit e çokollatës si unë!

  • Masa bën 2 porcione

Përbërësit:
4 tbsp (57 gr) gjalp
60 gr çokollatë e zezë
1 vezë + 1 e verdhe veze
40-45 gr sheqer pluhur
3 tbsp (27 gr) miell

Proçedura:
Ndizni furrën në temperaturë 250°C.
Shkrini çokollatën dhe gjalpin në një enë në banjo-mari.
Në një tas tjetër rrihni vezët dhe sheqerin.
Shtoni miellin dhe më pas masën e çokollatës, e cila duhet të jetë e ngrohtë por jo e nxehtë.
Lyeni me gjalp dhe më pas me miell 2 enë individuale remakins që janë për pjekje, 9 cm diametër.
Shkundi përmbys mbi banak në mënyrë në mënyrë që të dalë mielli i tepërt.
Pasi keni shpërndarë masën tek enët piqini për rreth 8 minuta, deri sa sipërfaqa e jashtme të jetë mpiksur.
Mos i piqni më tepër pasi nuk do të keni efektin e “llavës” dhe do të përfundoni me kek çokollate.
Nxirrini nga furra dhe lërini për 2 minuta të qëndrojnë në enën ku janë pjekur.
Më pas vendosni pjatën servirëse sipër dhe rrotulloni ëmbëlsirën 180° duke e nxjerrë nga kallëpi.
Spërkatni sheqer pluhur ose kakao dhe servirni me fruta pylli, akullore ose ashtu siç është.

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.