Sallam Çokollate e Bardhë

16/12/2018

Sallami i çokollatës është një nga ato ëmbëlsira me të cilat unë jam rritur. Me kalimin e kohës janë shtuar përbërës të ndryshëm të cilët bëjnë diferencën në shijen finale. Tradicionalisht biskotat janë të copëtuara dhe jo të bluara, por kjo recetë na jep fleksibilitetin që të ndërhyjmë dhe ta personalizojmë.

 

  • Çokollata e bardhë e përdorur duhet të jetë e cilësisë së lartë.
  • Mund të shtoni dhe fruta të tjera të thata, ose ti copëtoni fistikët e mos i përdorni të plotë. Çdo gjë është në dorën tuaj.

Proçedura:

 

Bluani biskotat me një grirës ushqimor dhe lërini mënjanë.
Tresni së bashku çokollatën e bardhë dhe gjalpin në banjomari. Është shumë e rëndësishme të mos e tresni direkt mbi zjarr, pasi mund të digjet shumë kollaj dhe do të prishë shijen e të gjithë ëmbëlsirës.
Në një tas rrihni së bashku sheqerin dhe të verdhat e vezëve deri sa sheqeri të tretet dhe masa të jetë dyfishuar në volum.
Shtoni çokollatën e tretur dhe përzieni së bashku.
Shtoni biskotat e bluara dhe fistikët duke përzier me një spatul të gjithë masën.
Nëse masa është ende e ngrohtë dhe e butë lëreni pak mënjanë që të mpikset.
Në të kundërt vendoseni masën e plotë ose të ndarë në dysh në një letër furre.
Mbështilleni masën me letrën e furrës duke e rrotulluar për ti dhënë formën e sallamit.
Vendoseni në frigorifer dhe nëse është e nevojshme përsëriteni veprimin e lart përmendur disa herë deri sa ti keni dhënë formën e dëshiruar.

 

Fotografitë nga Eranda Janku