Receta Të ëmbla Të shpejta & pa kosto

Biskota Të Shkrifëta Me Vanilje – Shortbread

COVER-Shortbread

Biskota Të Shkrifëta Me Vanilje – Shortbread

Kisha harruar të ndaja me ju një nga recetat bazike të biskotave siç është ajo e “Shortbread” – biskotë e shkrifët me vanilje. Shpesh duke u munduar të ndaj me ju sa më shumë receta interesante dhe të veçanta lë mënjanë ato baziket e të thjeshtat që me pak përbërës shtesë bëjnë mrekullira.

Duhet cilesuar që kjo recetë nuk përmban vezë, kështu që biskotat mund të ruhen në një enë hermetike deri në një muaj.

Ideale për çaj ose kafe dhe të thjeshta në përgatitje, këto biskota do të kthehen shumë shpejt në të preferuarat tuaja.

 

Proçedura :

 

Ndizni furrën në temperaturë 176°C

Shtroni letër furre në një tepsi biskotash lëreni mënjanë

Në në tas rrihni së bashku për 2-3 minuta gjalpin, sheqerin pluhur dhe vaniljen deri sa të keni një masë kremoze (sheqerin pluhur mund ta sitni, një hap shtesë ky që e bën masën më të butë)

Shtoni miellin bashkë me kripën dhe përzieni deri sa të jetë thithur masa e thatë (mos e përzieni më shumë se çduhet)

Duke përdorur një lugë të vogël akulloreje ose 2 lugë çaji shpërndani brumin në letrën e furrës

Mos u shqetësoni të lini hapësirë me idenë se këto biskota do të fryhen, pasi kjo gjë nuk do të ndodhë

Piqini biskotat deri sa të marrin një ngjyrë kafe të artë

Nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen plotësisht

 

Variante interesante për ti shërbyer :

Zhytini me kokë poshtë në çokollatë të zezë

Mund ti lini ashtu ose më pas t’i spërkatni sipër arrë kokosi, bajame/lajthi të grira ose çdo gjë tjetër që dëshironi

 

 Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.