Healthyliciouss Receta Të ëmbla Të shpejta & pa kosto

Akullore në Shkop me Pjeshkë

1.Cover copy

Akullore në Shkop me Pjeshkë

Kemi fatin që të shijojmë gjatë këtij sezoni disa nga frutat më të shijshme siç janë pjeshkët, fiqtë, bostani, shalqiri etj. Fruta që të japin luksin të eksperimentosh në gatim si të dëshirosh.

Kësaj rradhe vendosa të përgatis disa akullore me pjeshkë. Në fakt në këtë post po përdor nektarinat në vend të pjeshkëve (pasi këto të fundit më kishin mbaurar). Të dyja versionet janë shumë të shijshme, por për një shije më të fortë do t’ju rekomandoja pjeshkët. E thjeshtë, e shpejtë dhe me një kosto minimale ju do të keni sa hap e mbyll sytë një produkt jo vetëm te shijshem por dhe të shëndetshëm për veten e sidomos për fëmijët tuaj. Pra vetëm me tre përbërës që me siguri ju gjenden në shtëpi, ju do të keni gati një nga ushqimet më të dashura për të gjithë gjatë kësaj periudhe.

Mund ta përgatisni këtë recetë duke e dy ose trefishuar dhe ta mbani në akull, kështu do të keni gjithmonë akullore në shtëpi, duke evituar të blerit akullore industriale nëpër dyqane.

Këto forma silikoni i kam blerë këtu dhe më besoni kur ju them që ia ka vlejtur çdo qindarkë e shpenzuar; pasi jo vetëm që të shpëton në kohë dhe në hapesirë, por duket si një akullore e blerë në dyqan.

  • Në rast se përdorni pjeshkët në këtë recetë, qërojeni nga lëkura, në rastin e nektarinave nuk përbën problem
  •  Kosi grek i jep një teksturë më kremoze akullores, në të kundërt mund të përdorni kos të thjeshtë
  •  Mund ti shtoni vanilje për shije. Personalisht preferoj ta mbaj pa vanilje pasi më pëlqen shija e frutit 100%
  •  Nëse nuk keni forma për akullore mund të përdorni gota të vogla plastike të cilat më pas i çani për të nxjerrë akulloren tuaj
  •  Nëse keni formë silikoni për akullore, përgatitini akulloret dhe kur të kenë ngrirë nxirrini nga format duke i mbështjellë me letër celofoni dhe kështu akulloren e keni sërish në akull dhe formën të lirë për të gatuar akullore të tjera.

8 copy 9 copy 10 copy Shqip-PP

Proçedura :

 

Vendosni të gjithë përbërësit në një grirës ushqimor dhe bluani masën deri në njëtrajtësim

Derdheni masën në format tuaja të akullores

Lëreni në ngrirje për disa orë ose përgjatë natës

4 copy 5 copy 6 copy 7 copy

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.