Receta Të ëmbla

Krem Limoni

1.Cover copy

Krem Limoni

Kremi i limonit është një nga recetat më të dashura të këtij sezoni. Shija e tij shpërthyese bën që të kombinohet lehtësisht me pothuaj çdo frut të stinës dhe të krijojë një ëmbëlsirë freskuese, të ëmbël dhe të athët në të njëjtën kohë.

Duhet cilësuar se kjo recetë është një nga ato receta që shumica tremben për ta gatuar. Kjo sepse gjithmonë qëndron probabiliteti që masa të pritet ose vezët të gatuhen. Me këtë recetë të thjeshtë kjo gjë nuk ka për të ndodhur, mjafton t’i qëndroni në kokë dhe çdo gjë do të shkojë mirë.

  • Sigurohuni që të ndani mirë të verdhat nga të bardhat e vezëve
  • Gatuajeni masën në zjarr të butë dhe vazhdoni përzieni masën vazhdimisht (ky është gabimi kryesor që bëhet)
  • Kullojeni masën në një sitë për siguri pasi të mbaroni së gatuari
  • Nëse ende mendoni që nuk jeni gati për ta gatuar, atëherë mund të përdorni metodën e banjo-marisë. Kremin vendoseni në një tas që duron nxhetësi. Vendoseni këtë tas në një tenxhere me uj që zien. Uji nuk duhet ta prekë bazën e tasit. Kështu kremi do të gatuhet më butë dhe kontakti me nxhetësinë nuk është i menjëhershëm.

5 copy 6 copy 7 copy -1-2al

Proçedura :

 

Rrihni së bashku gjalpin dhe sheqerin

Shtoni vezët dhe të verdhat e vezëve dhe përzieni deri sa të arrijnë një masë kremoze

Shtoni lëngun e limonit dhe lëkurën e grirë të tij dhe përzieni gjithçka së bashku

*Mund të duket sikur masa pritet, por mos u bëni merak

Vendoseni këtë masë në një tenxhere dhe gatuajeni në zjarr të butë për rreth 10-12 minuta duke e përzier vazhdimisht

Kremi ka mbaruar së gatuari atëherë kur ai të ketë arritur një masë kremoze dhe të jetë trashur

Derdheni kremin në një tas duke e mbuluar me letër celofoni (kjo e fundit duhet të prekë sipërfaqen e kremit; kjo bëhet për të parandaluar krijimin e një cipe)

Lëreni të ftohet plotësisht në frigorifer para se ta përdorni

3 copy 4 copy

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.