Receta Të ëmbla

Akullore me Çokollatë të Zezë dhe Mjedër

1.Cover - RCP

Akullore me Çokollatë të Zezë dhe Mjedër

Tani që ditët e nxehta kanë ardhur çdokujt i vete mendja për një akullore e cila do ti shuajë sado pak vapën. E ku ka më mirë se të shijosh një akullore e cila është gatuar tërë dashuri dhe së cilës ia di përbërësit; duke evituar kështu çdo shtesë të panevojshme për trupin.

Duke qenë se çokollata e zezë është një ndër përbërësit dhe shijet me të cilat unë eksperimentoj së tepërmi ishte e ditur që sdo të vononte dhe receta e një akulloreje me të.

Kremoze, e freskët dhe e pasur. Por më e rëndësishmja është që kjo recetë është tejet e thjeshtë dhe aspak e komplikuar për t’u arritur rezultati i duhur final.

Këto forma silikoni i kam blerë këtu dhe më besoni kur ju them që ia ka vlejtur çdo qindarkë e shpenzuar; pasi jo vetëm që të shpëton në kohë dhe në hapesirë, por duket si një akullore e blerë në dyqan.

  • Mund të përdorni dhe fruta të tjera si përshembull manaferra, luleshtrydhe etj
  •  Ekstraktin e vaniljes mund ta përdorni ose jo. Personalisht preferoj ta mbaj pa vanilje pasi më pëlqen shija e çokollatës 100%
  •  Nëse nuk keni forma për akullore mund të përdorni gota të vogla plastike të cilat më pas i çani për të nxjerrë akulloren tuaj

2. RCP foto 3. RCP foto 4. RCP foto shqip

Proçedura :

 

Bëni pure mjedrat (100 gram)

Pjesën tjetër të mjedrave (60 gram) prijeni në dysh dhe shpërndajeni në format tuaja të akullores

Në një tenxhere vendosni ajkën, qumështin, kafenë, kakaon dhe ekstraktin e vaniljes nëse do ta përdorni

Njëtrajtesojeni masën në zjarr të butë deri sa kakaoja të jetë shpërbërë dhe masa të ketë arritur në vlim të lehtë

Fikni zjarrin dhe shtoni kopsat ose çokollatën e copëtuar

Përzieni deri sa çokollata të jetë tretur plotësisht

Shtoni mjedrën e bërë pure dhe këtë masë derdheni në format tuaja të akullores

Lëreni në ngrirje për disa orë ose përgjatë natës

5. RCP procedure 6. RCP procedure 7. RCP procedure 8. RCP procedure

Receta është përshtatur nga PFB

 

 Fotografitë nga unë

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.