Minikekë Limoni

Këto minikekë limoni janë të preferuarat e mi në llojin e tyre. Nuk e di si më ka shpëtuar pa e shpërndarë më parë recetën me ju. Këto kafshata të ëmbla limoni janë të buta dhe mbi të gjitha kanë balancën e duhur mes ëmbëlsisë dhe athtësisë së limonit. Prandaj nuk ka asnjë arsye të stepeni dhe ta mendoni dy herë, lexoni recetën e plotë dhe përgatitini ato për veten dhe të dashurit tuaj.

Continue reading “Minikekë Limoni”

Minikekë me Tërshërë dhe Banane

Nëse mendoni se zgjidhja e vetme e bananeve të tejpjekura është hedhja e tyre në kosh, është koha të ndërroni mendim. Jo vetëm që bananet e tejpjekura janë shumë të mira për shëndetin; po kjo është gjithashtu një mënyrë e zgjuar si të reduktoni sasinë e sheqerit të përdorur në ëmbëlsirat tuaja duke e zëvendësuar kështu me sheqerin natyral të bananes.

Këto minikekë me tërshërë dhe banane janë ideale për mëngjes dhe vakt të shpejt përgjatë ditës.

Continue reading “Minikekë me Tërshërë dhe Banane”

Minikekë me Portokall dhe Luleshtrydhe

Minikekët me portokall dhe luleshtrydhe janë kërkuar prej jush për një kohë të gjatë dhe më vjen keq që nuk kam patur mundësinë t’i postoj më parë.
Këto minikekë me fruta janë shumë të shijshëm dhe të butë. Ato nuk e dyfishojnë masën e tyre teksa piqen, por mos u shqetësoni. Një mëngjes dhe zamër ideale si për të rriturit ashtu dhe fëmijët. Gjithashtu kjo mund të jetë një mundësi e mirë nëse fëmijët tuaj nuk i pëlqejnë frutat !

Continue reading “Minikekë me Portokall dhe Luleshtrydhe”

Minikekë Me Kungull

Teksa po kërkoja nëpër recetat e mia të vjetra, vura re se nuk kam patur mundësinë më parë të ndaja recetën time të minikekëve me kungull me ju. U suprizova pasi unë i dua kaq shumë këto minikekë, saqë nuk mund t’jua përshkruaj.

Këto kafshata të ëmbla janë shumë të thjeshta për tu pergatitur dhe shtëpia juaj do marrë një aromë marramendëse. Dhe po, të ftuarit tuaj do ti dashurojnë ato. Pa dyshim !

 

1 2 IngALB

Proçedura :

 

Ndizni furrën në temperaturë 176°C, shtroni me letra minikekësh një tepsi të tillë dhe lërni mënjanë (mund të lyeni me vaj sipërfaqen e tepsisë në mënyrë që brumi që mund të prekë këtë sipërfaqe mos ngjisë në tepsi)

Në një tas të madh rrihni së bashku sheqerin, vajin, vaniljen, vezët dhe purenë e kungullit

Shtoni përbërësit e thatë dhe rrihni deri sa masa të jetë përzier

Duke përdorur një spatul përzieni brumin në anë dhe nga posht-lart duke u siguruar që asgjë ska ngjitur në anë të tasit

Duke përdorur një lugë akulloreje të madhe ose dy lugë, shpërndani brumin në mënyrë të barabartë në tepsi

Piqni minikekët për 20-22 minuta ose derisa kur të ngulni një kunjë dhëmbësh në qëndër të dalë e pastër

Lërini minikekët të ftohen plotësisht

Dekorojini ato me krem nëse dëshironi

4 5

 

Fotografite nga une

Minikekë me Çokollatë

Këto minikekë janë shumë të thjeshtë në përgatitje dhe tejet të shijshëm. Ju duhet të keni gjithmonë në duar një recetë bazike minikekësh dhe ky është versioni me çokollatë.

Këtë recetë kam disa vite që e përdor dhe është fantastike, më besoni ! Nuk më është mërzitur apo nuk mundem të kem ngrënë mjaftueshëm si këto kafshata të ëmbla.

Këto minikekë janë mëngjesi apo zamra juaj ideale. Mund ti keni gjithmonë gati në dispozicion; përgatiteni brumin dhe ruajeni në temperaturë konstante në frigorifer për disa ditë deri në një javë. Kështu ju do të keni gjithmonë gati minikekë të sapo pjekur, dhe kush nuk i pëlqen ato ?!

Processed with VSCOcam with f2 preset Processed with VSCOcam with f2 preset saveal

Proçedura :

 

Ndizni furrën në temperaturë 176°C, shtroni me letra minikekësh një tepsi të tillë dhe lërni mënjanë (mund të lyeni me vaj sipërfaqen e tepsisë në mënyrë që brumi që mund të prekë këtë sipërfaqe mos ngjisë në tepsi)

Në një tas të vogël përzieni së bashku miellin, kakaon e hidhur, fryrësin e ëmbëlsirave, kripën dhe lërni mënjanë

Në një tas të madh përzieni së bashku gjalpin dhe dy llojet e sheqerit derisa masa të jetë kremoze dhe me “gëzof”

Shtoni vezën dhe përzieni së bashku

Shtoni gjysmën e përbërsve të thatë dhe përzieni

Shtoni gjysmën e dhallit dhe përzieni sërish

Përsëriteni këtë veprim dhe një herë derisa të gjithë përbërësit të kenë mbaruar

Duke përdorur një spatul përzieni brumin në anë dhe nga posht-lart duke u siguruar që asgjë ska ngjitur në anë të tasit

Duke përdorur një lugë akulloreje të madhe ose dy lugë, shpërndani brumin në mënyrë të barabartë në tepsi

Piqni minikekët për 20 minuta ose derisa kur të ngulni një kunjë dhëmbësh në qëndër të dalë e pastër

Lërini minikekët të ftohen plotësisht

4 5 6 8 10 12 13

 

Fotografitë nga Julia Janku