Si Të Përgatisim Reçel Fiku
November 25, 2014 2014-11-25 0:00Si Të Përgatisim Reçel Fiku
Unë e kam shumë qejf reçelin e fikut, por më së shumti recetën e mamasë sime. Prandaj ne sot vendosëm të ndajmë këtë recetë familjare me ju !
Proçedura :
Lajmë fiqtë dhe më pas i lëmë të kullojnë
Marrim tenxheren ku do të përgatisim reçelin dhe shtrojmë një shtresë fiq (gjysmën e sasisë) dhe sipër shtrojmë gjysmën e sasisë së sheqerit, po kështu veprojmë dhe me pjesën tjetër të këtyre përbërësve
I lejmë kështu mënjanë në tenxhere për 3 orë
I shtojmë ujin dhe e lëmë të ziejë ngadalë në zjarr të butë
Mbasi merr valë e lëmë të ziejë për 10 minuta
E fikim zjarrin dhe e lëmë të qëndrojë 30 min me kapak të mbyllur
Ky proçes përsëritet 3 deri në 4 herë dhe herë pas here provojmë në një pjatë nëse lëngu i reçelit ka arritur trashësinë e duhur
Si ta kuptojmë nëse lëngu ka arritur trashësinë e duhur – marrim një pjatë të sheshtë dhe pikojmë lëngun me majën e një luge, lëngu duhet ta ruajë formën për pak sekonda, të mos lëshohet menjëherë
Kur arrin këtë fazë, fikim zjarrin dhe shtojmë lëngun e limonit i cili pengon sheqerizimin e lëngut të reçelit me kalimin e kohës
E lëmë të ftohet në tenxhere dhe më pas e ruajmë në enë qelqi
Fotografite nga Eranda Janku