Pije Receta Të ëmbla

Si Të Përgatisësh Çokollatën Më Të Mirë Të Ngrohtë

Processed with VSCOcam with se3 preset

Si Të Përgatisësh Çokollatën Më Të Mirë Të Ngrohtë

Unë nuk jam një person “dimri” më duhet ta pranoj, por e dashuroj këtë periudhë festive që ky muaj ofron. Të mbështjell duart rreth një gote plot me çokollatë të ngrohtë e kremoze është një nga aktivitetet e mia të preferuara të dimrit. Më pëlqejnë të dyja versionet si çokollata e ngrohtë, ashtu dhe kakaoja; por e kam shumë inat kur kërkoj për çokollatë të ngrohtë dhe më sjellin kakao.
Sot po ndaj me ju recetën time klasike të çokollatës së ngrohtë. E thjeshtë, e pasur në shije, kremoze dhe pak alkolike por kjo e fundit totalisht opsionale.

Përbërësit :

150 gram çokollatë e zezë

100 ml ajkë/pana e ëmbël

40 ml qumësht

kripë me majën e gishtave

Raki Arre ose Baileys (totalisht opsionale)

 

Metoda :

Vendosini të gjithë përbërësit përveç alkolit në një tenxhere të vogël
Gatuajeni masën në zjarr të butë deri sa çokollata të jetë tretur
Rriteni nxehtësinë në atë mesatare dhe përzieni herë pas here deri sa masa të jetë nxehur sa duhet
Shtoni alkolin (nëse po perdorni) dhe shërbejeni

Processed with VSCOcam with se3 preset

Processed with VSCOcam with se3 preset

 

Fotografitë nga unë

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.