Receta Të ëmbla

Minikekë me Portokall dhe Luleshtrydhe

03

Minikekë me Portokall dhe Luleshtrydhe

Minikekët me portokall dhe luleshtrydhe janë kërkuar prej jush për një kohë të gjatë dhe më vjen keq që nuk kam patur mundësinë t’i postoj më parë.
Këto minikekë me fruta janë shumë të shijshëm dhe të butë. Ato nuk e dyfishojnë masën e tyre teksa piqen, por mos u shqetësoni. Një mëngjes dhe zamër ideale si për të rriturit ashtu dhe fëmijët. Gjithashtu kjo mund të jetë një mundësi e mirë nëse fëmijët tuaj nuk i pëlqejnë frutat !

  • Ti përzieni luleshtrydhet me miell do t’ju ndalojë nga të paturit minikekë me fund të qullët. Kjo shtresë mielli thith disa nga lëngjet e lëshuara nga fruti gjatë pjekjes dhe e mban frutin në vend derisa brumi të jetë mpiksur.

02 01 shqip

Proçedura :

 

Ndizni furrën në temperaturë 176°C, shtroni me letra minikekësh një tepsi të tillë dhe lërni mënjanë (mund të lyeni me vaj sipërfaqen e tepsisë në mënyrë që brumi që mund të prekë këtë sipërfaqe mos ngjisë në tepsi)

Në një tas të vogël përzieni së bashku miellin, fryrësin e ëmbëlsirave, kripën dhe lërni mënjanë

Prini në copa mesatare 150 gram luleshtrydhe të freskëta (unë e kam përgatitur këtë më parë)

Përzieni së bashku luleshtrydhet e prera me 4 lugë gjelle miell (masën që përziet pak më parë)

Bëni pure 200 gram luleshtrydhe të freskëta me një blender ose grirëse ushqimi (unë e kam përgatitur këtë më parë)

Kalojeni në një sitë për të hequr tulin e luleshtrydheve dhe lëreni mënjanë

Në një tas të madh rrihni së bashku gjalpin dhe sheqerin

Shtoni vezët, lëkurën dhe lëngun e portokallit dhe purenë e luleshtrydheve

Përzieni së bashku këto përbërës

Shtoni masën e miellit dhe vazhdoni përzieni derisa përbërësit të jenë perzier me njëri tjetrin (mos rrihni më shumë se çduhet)

Shtoni masën e luleshtrydheve dhe miellit dhe përzieni me një spatul nga lartë-poshtë

Duke përdorur një lugë akulloreje të madhe ose dy lugë gjelle, shpërndani brumin në mënyrë të barabartë në tepsi

Piqni minikekët për 20-22 minuta ose derisa kur të ngulni një kunjë dhëmbësh në qëndër të dalë e pastër

Lërini minikekët të ftohen plotësisht

Proc1 Proc2

Fotografitë nga unë

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.