Mafishet Më Të Thjeshta Që Mund Të Gatuani

29/12/2015

Të gatuarit mafishe për mua ka qenë gjithmonë një angari. Rreziku për të mos e rrahur masën më shumë seç duhet, pjekja e saj për një kohë shumë të gjatë dhe rrisku për të mos dalë ashtu siç duhet. Të gjitha këto frikëra që unë, por dhe kushdo tjetër mund ti ketë morën fund kur nisa të eksperimentoj me këtë recetë që tani më është kthyer në sukses dhe dëshirë për të bërë më shumë mafishe.
Ju sugjeroj ta provoni dhe të më lajmëroni nëse kisha të drejtë ose jo !

Mafishe - 1 Mafishe - 2 Mafishe - Perberes Shqip

Proçedura :

 

Shënim : Tasi dhe rrahësja duhet ë jenë shumë të pastra, përndryshe veza nuk do rrihet siç duhet Vendosni të bardhën e vezës me pak kripë në tas dhe i rrihni deri sa veza të shkumëzojë në masë të qëndrueshme

Shtoni pak nga pak sheqerin pluhur të cilin e keni situr më parë
Rriheni deri sa veza të arrijë një masë të qëndrueshme (nëse e ktheni tasin ajo të mos luajë)
Ambjenti duhet të jetë i ngrohtë në mënyrë që veza të arrijë masën e qëndrueshme më lehtë
Shtoni ngjyruesin ushqimor nëse po e përdorni dhe përzieni sipas dëshirës
Ngrohni furrën në temperaturë 250°C
Shtroni në 1-2 tepsia biskotash letra furre
Me dy lugë çaji (ose më të mëdha nëse doni mafishe më të mëdha) shpërndani masën në tepsi duke lënë pak hapësirë njëra me tjetrën
Sapo të futni mafishet në furrë uleni temperaturën në 150°C
Piqini mafishet për rreth 15 minuta duke e ulur temperaturën çdo 5 minuta me 50°C
Pas 15 minutash fikni furrën dhe lërini mafishet për 5 minuta të tjera në furrë
Shënim :
Mafishet duhet të shkëputen vetë nga letra e furrës. Nëse nuk shkëputen do të thotë që duan të piqen për disa minuta të tjera (kjo varet dhe nga madhësia e mafisheve)
Nëse bëni mafishe në sasi dhe ju duhet ti piqni ato njëra pas tjetrës; vazhdoni rrihni pjesën e mbetur të masës që ajo të mos bie në volum dhe mos e humbë formën e saj

Mafishe - Procedura 1 Mafishe - Procedura 2 Mafishe - Procedura 3 Mafishe - Procedura 4

 

Fotografitë nga Eranda Janku