Masë Keku Çokollate E Bërë Në Shtëpi

01/01/2016

Para se të nis të përshkruaj recetën e sotme, doja t’ju uroja të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri. Ju uroj një vit të mbushur me dashuri dhe paçi sukses. Punoni fort dhe bëjini ëndrrat tuaja realitet !

Kohët e fundit unë kam nisur të përdor këto masa kekësh të përgatitur në kushte shtëpie. Shumë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe mund ta kesh në duar kurdo që të nevojitet. Pse të shpenzoni para për të blerë kutitë e gatshme në dyqane ndërkohë që mund ta bëni vetë në shtëpi nga fillimi. Kështu që kur një mik t’ju vijë për vizitë, do ta keni zgjidhjen gati. Këto masa të parapërgatitura më kanë nxjerrë shpesh herë nga situata, dhe jam shumë e sigurt që do t’ju ndihmojnë dhe ju.
Mund ti mbani këto masa në raft për disa muaj rresht, për aq kohë sa ato janë të ruajtura siç duhet. Ju sugjeroj të përdorni enë qelqi në vend të plastikës për depozitimin e masës.
Kjo recetë jo vetëm që është një zgjidhje ideale për pothuaj çdo situatë, por gjithashtu një dhuratë e mirëmenduar për të dashurit tuaj që dashurojnë gatimin. Unë preferoj që dhuratat e miqve dhe familjes ti bëj gjatë Janarit dhe jo Dhjetorit, kjo është dhe arsyeja pse po i ndaj me ju këto receta përgjatë këtij muaji. Mendoj se është më mirë të nisësh një vit të ri plot me dhurata dhe kujtime të bukura. Për më tepër që askush nuk pret dhurata gjatë ditëve të para të Janarit. Mund të dhuroni enën ku do të vendosni masën dhe sigurohuni të bashkangjisni një letër ku të shkruani përbërësit e tjerë që duhen për të përgatitur kekun bashkë me proçedurën e saj. Mund ta dhuroni kështu, ose nëse doni ta çoni në një nivel tjetër mund ta vendosni enën tuaj në një shportë bashkë me përbërësit e tjerë për kekun dhe disa përbërës shtesë për dekor ose glazurë. Jini kreativ dhe jam e sigurt që do bëni dikë shumë të lumtur !

CCM - 1 CCM - 2 CCM - 3 SHQIP

Proçedura :
Sitni të gjithë përbërësit e thatë në një tas të madh
Përzieini mirë
Vendoseni masën në një enë hermetike me kapak të puthitur mirë
Ruajeni në raftin tuaj

Sugjerim : Dyfishojeni ose trefishojeni masën që ta keni në raftin tuaj për përdorim sa herë të dëshironi

Përbërësit e tjerë që duhen për të përgatitur kekun :
3 vezë
310 ml qumësht ose ujë (qumështi e bën kekun më të plotë)
113 gram gjalp i shkrirë jo i kripur ose vaj perimesh (gjalpi mundëson një kek më të plotë)

Si Të Përgatisni Kekun :
Ngrohni furrën në temperaturë 176°C
Përzieni masën e thatë (nëse keni përgatitur më shumë përdorni 900 gram) me vezët, gjalpin ose vajin, qumështin ose ujin
Shënim – kjo masë përgatit një kek (22 x 33 cm), 2 kekë rrethorë (22 cm) ose 24 minikekë
Kekët duhet të piqen në furrën e ngrohur për 35 minuta, ndërkohë që minikekët kërkojnë rreth 20 minuta

CCM - procedure

 

Fotografitë nga Eranda Janku