Biskota me Çokollatë dhe Melasë

02/12/2015

Kur Dhjetori hyn mes nesh, unë gjithmonë kam shumë melasë në shtëpi. Pikë së pari sepse bëj biskotat e mia me xhinxher; kjo është dhe arsyeja kryesore pse unë e blej melasën.

Pasi poqa një numër të madh biskotash, mbeta me një kavanoz pothuaj plotë me melasë. Kjo është dhe pika ku unë u bëra kreative dhe nisa të eksperimentoja me të. Këto biskota janë të buta, elastike dhe të shijshme; një zgjedhje ideale për të bërë dhe sanduiç me akullore.

  • Në këtë recetë nuk kam shtuar erëza, por ndjehuni të lirë të shtoni pak xhinxher pluhur, kanellë dhe karafil të bluar. (unë i kam provuar të dyja versionet dhe më besoni kur them se të dyja janë po njëlloj të shijshme)

BMelase-1 BMelase-2 BMelase-3 S-WEBPerberesit.jpg

Proçedura :

 

Përzieni së bashku miellin, kakaon e hidhur (siteni nëse është me kokrriza), kripën dhe fryrësin e ëmbëlsirave dhe lëreni mënjanë

Në një tas të madh rrihni së bashku gjalpin e shkrirë dhe 2 llojet e sheqerërave

Shtoni vezën, vaniljen dhe melasën

Shtoni përbërësit e thatë tek masa e lëngët dhe përzieini deri sa të jenë kombinuar

Mpikseni brumin në frigorifer për 20-30 minuta

Ndizni furrën në temperaturë 190°C

Shtroni në 2 tepsia biskotash letra furre

Vendosni sheqer të bardhë në një tas

Ndajeni brumin dhe formoni topa duke përdorur lugë të mbushura me brum ose lugë të vogël akulloreje

Zhytini topat në sheqer

Vendosini në tavën e pjekjes duke i lënë hapësirë mes njëra-tjetrës pasi këto biskota hapen teksa piqen

Piqini derisa të fryhen dhe të nisin të çahen (7 deri në 8 minuta, jo më shumë)

Menjëherë pasi ti keni hequr nga furra, jepini teksisë një të shkundur të fortë që biskotat të marrin formën e tyre

Lërini biskotat të ftohen plotësisht

BMelase-Procedure1 BMelase-Procedure2 BMelase-Procedure3 BMelase-Procedure4

 

Fotografitë nga unë