Receta Të ëmbla

Biskota me Xhinxher

cover4

Biskota me Xhinxher

Asnjë ëmbelsirë nuk simbolizon festat ashtu si xhinxheri/”gingerbread” në format e tij të shumta, që nga shtëpitë e ngrënshme; biskotat me xhinxher në formë burri të dekoruara me karamele deri tek kekët me xhinxher në formë buke. Në Anglinë Mesjetare, termi “gingerbread” thjeshtë do të thoshte “xhinxher i ruajtur” dhe nuk ishte i njohur apo të përdorej në ëmbëlsira deri në shekullin e 15-të. Termi tani është përdorur gjerësisht për të përshkruar çdo lloj ëmbëlsire që kombinon xhinxherin me mjalt ose melasë.

Këto biskota janë ndër biskotat e mia të preferuara. Të buta në mes, kërce anash, me një kombinim ideal aromash dhe një shpërthim shijesh në gojë këto biskota do të bëhen shumë shpejt të preferuarat tuaja gjithashtu !

14 13 12 11 10 1 Shqip pdf

Proçedura :

 

Ndiz furrën në temperaturë 176°C dhe shtro në 2 tepsia biskotash letra furre dhe lëre mënjanë

Në një tas të vogël, përziej së bashku 6 përbërësit e thatë (pa sheqerin) dhe lër mënjanë

Në një tas përziej së bashku gjalpin me sheqerin derisa masa të jetë kremoze

Shto vezën dhe melasën dhe vazhdo rrihi derisa të jenë përzier mirë

Shto përbërësit e thatë dhe përziej gjithçka së bashku derisa të formohet një brum i ngjitshëm

Vendose brumin, të plotë ose të ndarë në disa pjesë – unë e ndava në 3 (ju sugjeroj ta ndani në disa pjesë pasi është më e lehtë për të punuar) në tavolinën e punës të cilën e keni spërkatur me një shtresë të trashë mielli

Pasi ta keni vendosur masën e brumit mbi miell spërkatni sërish me miell pjesën e sipërme të brumit dhe punojeni shumë pak në mënyrë që shtresa e jashtme e brumit të mos ngjisë

Shënim : mos e punoni brumin me duar duke menduar se do të krijohet një brum kompakt dhe i fortë. Brumi sduhet të marrë shumë miell, vetëm në sipërfaqe, përndryshe ju do të shtoni masën e miellit duke bëre që biskotat të bëhen më të forta

Mbështillini këto masa me letër celofoni (letër transparente kuzhine) dhe lëreni brumin në akull për të paktën 1 orë

Shënim : Ky brum mund të ruhet në akull deri në 1 muaj

Spërkat tavolinën e punës me miell dhe vendos brumin (nxirreni pjesë-pjesë brumin, atëherë kur do ta përdorni; mos i nxirrni të gjitha masat përnjëherë)

Spërkat pjesën e sipërme të brumit me miell dhe pluhuros me miell dhe okllainë që do përdorni

Hap brumin derisa të jetë 0.5-1 cm i trashë

Zhyt në miell prerëset e biskotave dhe më pas prit brumin në forma (ose jini kreativ të dizenjoni format tuaja)

Duke përdorur një spatul për ndihmë, vendos biskotat në tepsinë e mbuluar me letër furre. Hiq miellin e tepërt tek biskotat

Piq bikostat për 10-15 minuta (nëse format e biskotave që ju keni dizenjuar janë të mëdhaja mund të dojë më shumë kohë)

Lëri të ftohen totalisht përpara se ti dekorosh sipas dëshirës me kremin zbukurues

2 3 4 5 6 7 Processed with VSCOcam with se3 preset

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.