Supë e Shëndetshme dhe e Thjeshtë Pule e Perime

26/11/2015

Në shtëpinë time supa ka qenë gjithmonë një pjatë e rëndësishme dhe rrallë herë e munguar. Recetat janë të pafundme dhe asnjëherë s’mund të mendosh se ke provuar boll.
Kjo është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e shëndetshme, supë pule me perime.

  • Sasinë e perimeve mund ta ndryshoni sipas dëshirës
  • Ndjehuni të lirë të shtoni erëza të ndryshme sipas dëshirës dhe mund të fusni në supë dhe lulelakër bashkë me dy perimet e tjera

SUPER - 2 SUPE - 3 SUPE - perberesit - shqip

Proçedura :

 

Prini gjoksin e pulës në kubikë mesatarë

Grini në rende për së gjati karrotat dhe kungullin

Në tenxheren ku do gatuani supën shtoni mishin e pulës, kripën dhe vajin e ullirit

I kaurdisni për pak minuta

Më pas shtoni karrotat dhe kungullin e grirë bashkë me 1.5 litra ujë

I lini të ziejnë deri sa përbërësit të jenë zier

Shtoni panën duke e përzier në të njëjtën kohë

Lëreni të marrë një valë

Fikni zjarrin

Shtoni majdanoz dhe limon sipas dëshirës

SUPE - Procedura 1 SUPE - Procedura 2 SUPE - Procedura 3 SUPE - Procedura 4

 

Fotografitë nga unë