Pure Patatesh dhe Pule
November 11, 2015 2015-11-11 0:00Pure Patatesh dhe Pule

Pure Patatesh dhe Pule
Në shtëpinë tonë nuk është servirur asnjëherë pure e gatshme patateje. Për këtë falenderoj mamanë time. Ajo gjithmonë e gatuante vetë dhe ne rrjedhimisht jemi rritur me këtë frymë. Pureja e saj e patates është ndryshe nga puretë që mund të gjeni nëse kërkoni nëpër rrjetet sociale apo faqe gatimi. Është padyshim receta ime e preferuar, si për nga thjeshtësia ashtu dhe nga shija. Sot ne vendosëm ta shpërndajmë me ju duke shpresuar që kjo recete të zëvendësojë purenë e gatshme që mund të përdorni dhe të bëhet pjesë e menusë suaj familjare.
- Mund të shtoni erëza të ndryshme që dëshironi si tek pula dhe tek patatja
Proçedura :
Prini gjoksin e pulës në fileto nëse dëshironi
Vendoseni në një tigan mesatarisht të thellë
Shtoni vajin, kripën dhe gjysmë gote uji ujë
Lërini të gatuhen në zjarr të mesëm
Her pas here kthejini dhe lërini të gatuhen deri sa të skuqen
Në momentin që janë skuqur hiqini nga tigani dhe lërini mënjanë
Në tiganin e përdorur më sipër shtoni patatet e prera në kubikë
Shtoni koncentratët e pulës dhe 1 litër uje; nëse keni lëng pule shtoni 1 litër lëng pule duke eleminuar koncentratët dhe ujin
Vëreni të ziejë në zjarr të mesëm
Her pas here përzieni masën me luge druri
Kur të shihni që patatet kanë nisur të zbuten dhe uji ka filluar të shterojë shtypini me lugën copat e patretura të patates
Fotografitë nga unë