Receta Të ëmbla

Kek Djathi / Cheesecake Oreo Pa Pjekje

Oreo-C-1

Kek Djathi / Cheesecake Oreo Pa Pjekje

Do të gënjeja nëse do t’ju thoja që jam një njeri i fiksuar pas biskotave Oreo. Më pëlqejnë natyrisht, por gjithmonë e heq mbushjen nga biskota. Tejet e ëmbël për mua.
Kjo ëmbëlsirë ishte një kërkesë e një mikut tim të dashur i cili vizitoi Shqipërinë këtë verë. Ai duket qartë që është i dashuruar me këto biskota dhe natyrisht unë isha e gatshme për ti plotësuar dëshirën. Kërkova mbi ëmbëlsira të ndryshme me Oreo dhe përfundova me këtë kek-djathi / cheesecake të mrekullueshëm pa pjekje me Oreo. Një recetë e ndryshme e kekut të djathit nga ajo që unë dhe ju jemi mësuar të gatuajmë.
Të jem e sinqertë u preka nga fjalët e tij pas përfundimit të fetës së parë të cheesecake-ut. Do doja me gjithë zemër ta ndaja me ju mesazhin e tij, por ai preferon të qëndrojë personale dhe natyrisht unë do t’ia plotësoj dëshirën. Fjalët e tij, fjalët tuaja, komentet; ma zbukurojnë ditën dhe më frymëzojnë për të punuar çdo ditë e më shumë !

  • Sigurohuni që ajka juaj të jetë e ftohtë para se ta përdorni. Kjo do bëjë të mundur që të mos keni probleme gjatë rrahjes së saj

Oreo-C-2 Oreo-C-3 Oreo-C-4 Oreo-C-5 Perberesit-DoneS.jpg

Proçedura:

 

Thyeni derisa të bëhen pluhur 8 biskota Oreo në mikser ose në qese plastike të mbyllur me okllai
Për të përgatitur bazën e tortës së djathit (cheesecake), duhet të bashkoni biskotat e thërmuara dhe gjalpin jo të kripur të shkrirë
Përzieni së bashku derisa ajo të ngjajë me rërë të lagësht
Shtiejeni masën në tepsi dhe hapeni me dorë në mënyrë të barabartë duke ushtruar presion (me dorë ose me ndonjë mjet kuzhine të sheshtë)
Lëreni në frigorifer deri sa të mbaroni mbushjen
Vendosni ajkën e ëmbël në një tas dhe rriheni derisa të arrijë maja të forta (unë e kam përgatitur kremin më përpara)
Vendosni kremin e djathit në një tas tjetër
Shtoni sheqerin pluhur dhe ekstraktin e vaniljes (ose me një thikë merrni pjesën e brendshme të bimës së vaniljes) dhe përzieni së bashku
Shtoni ajkën e ëmbël tek përzierja e kremit të djathit
Përzieni të gjithë përbërësit së bashku
Copëtoni 2 biskota të tjera Oreo dhe shtojani masës
Shtoni kremin tek tepsia dhe sheshojeni sipërfaqen e saj
Lëreni në frigorifer të mpikset për 5-6 orë, mundësisht gjatë natës
*Ju mund ta vendosni dhe në akull për të arritur qëndrueshmërinë e akullores

Oreo-P-1 Oreo-P-2 Oreo-P-3 Oreo-P-4 Oreo-P-5

 

Fotografite nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.