Receta e Brumit Brisé

20/10/2015

Brumi Brisé është një bazë brumi tipike e kuzhinës fraceze, e përdorshme më shumë për ëmbëlsirat, për ti mbuluar ato dhe gjithashtu për antipasta të përdorshme këto në aperitivë dhe bufe. Suksesi i brumit Brisé është pa dyshim tek thjeshtësia në të gatuar dhe përshtatshmëria e saj tek gatimi me lloje të ndryshme përbërësish.

Nëqoftëse jeni te dhënë pas ushqimit dhe gatimit ,kjo recetë nuk duhet tju ikë pa e provuar.

  • Ky brum ruhet në frigorifer në një enë të mbyllur hermetikisht për disa ditë
  • Në qoftë se doni mund ta ngrini brumin në akull për një muaj dhe mund ta shkrini në mënyrë natyrale kur tju nevojitet

IMG_4486.jpg

Proçedura :

 

Prijeni gjalpin ne kubikë

Vendosni në blender miellin, copat e prera të gjalpit të ftohtë, kripën

Përziejini të gjitha së bashku derisa të arrihet një masë në trajtë kokrrizash dhe pluhuri

Më pas vendoseni përzierjen në një sipërfaqe mermeri ose qelqi (mjafton të jetë sipërfaqe e ftohtë)

Punojeni përzierjen si në formën klasike të një burimi dhe gatuajeni shpejt duke shtuar pak nga pak ujë të ftohtë

Punojeni me dorë masën derisa të bëhet kompakte,e fortë dhe elastike, por mundohuni mos ta ngrohni shumë brumin gjatë gatimit

Kur brumi të jetë gati vendoseni në një enë plastike ose mbështilleni me letër celofoni

Vendoseni në frigorifer për të paktën 40 minuta

Pas 40 minutash, brumi brisé do të jetë gati për tu përdorur

Brisè - PROCEDURE1 Brisè - PROCEDURE2 Brisè - PROCEDURE3 Brisè - PROCEDURE4 Brisè - PROCEDURE5 Brisè - PROCEDURE6

 

Fotografitë nga Julia Janku