Receta Bazë e Petullave Amerikane – Pancakes

14/10/2015

Petullat amerikane të quajtura “pancakes” kanë recetën më të thjeshtë që mund të kërkoni. Por vetëm me pak përbërës ju do keni një mëngjes apo zamër perfekte. Të buta, të bukura, të shijshme. E kam fjalën, ç’mund të kërkoni më shumë ?!

Tradicionalisht ajo janë rrethore, por unë i gatova në një tigan i cili i ka buzët pak të ngritura dhe rrjedhimisht ato morën formën e tiganit. Por sërish, nuk është ky shqetesimi juaj. Rrethore apo vezake ato ende mbeten shumë të bukura dhe të shijshme !

01 - PANCAKES 02 - PANCAKES 03 - PANCAKES Ing-2.jpg

Nuk është e nevojshme të blini në dyqan miell me fryrës për aq kohë sa mund ta përgatisni vetë në shtëpi. Me tre përbërës bazik dhe pa ju marrë kohë, mund ta keni në duar në çdo kohë. Për 128 gram miell, shtoni 1 1/2 tsp fryrës ëmbëlsirash dhe 1/2 tsp kripë. Përzieni mirë me një lugë ose rrahëse dore dhe ruajeni për muaj të tërë në një enë hermetike.

 

Proçedura :

 

Përzieni të gjithë përbërësit e thatë së bashku

Në një tas të madh përzieni përbërësit e lëngshëm

Shtoni përbërësit e thatë tek tasi i lëngjeve

Përzieni së bashku të gjithë përbërësit

Lëreni brumin të vijë për një orë

Pas një orë përzieni brumin me një lugë ose një spatul

Merrni një tigan të sheshtë dhe të madh dhe ndizni zjarrin në nxehtësi mesatare

Me anën e një pecete të lyer me vaj perimesh ose misri lyeni sipërfaqen e tiganit sa herë që gatuani petulla

Përdorni një lugë gjelle ose lugë akulloreje për të ndarë brumin në mënyrë të barabartë në tigan

Lërini petullat të gatuhen derisa të shfaqen flluska në sipërfaqe dhe anët të jenë mpiksur

Me anën e një spatule kthejini petullat nga ana tjetër dhe lërini të gatuhen

Petullat duhet të kenë marrë nga të dyja anët një ngjyrë të bukur të kafenjtë

Për t’i mbajtur petullat e buta vërini dhe mbulojini me një peshqir

Procedura1 Procedura2 Procedura3 Procedura4

 

Fotografitë nga unë