Lëng Panxhari Për Mirë-Funksionimin e Mëlçisë

04/10/2015

Meqë unë me motrat nuk e kemi konsumuar asnjëherë qumështin gjatë vaktit të mëngjesit, në fillim mamaja ime dhe më vonë vetë un kemi qenë kreative për të krijuar pije të ndryshme me frutat dhe perimet që na janë gjendur në shtëpi. Kjo pije më ka shoqëruar për kohë me rradhë dhe dashuria ime për panxharin vetëm është rritur. Por e bukura e kësaj pije përveç se është shumë e shijshme dhe e këndshme në pamje, ndihmon në mirë-funksionimin e mëlçisë.

Mëlçia është një nga organet që punon më fortë në trupin tonë. Përgjegjëse për më shumë se 500 funksione, mëlçia luan një rol thelbësor në metabolizmin tonë; në sistemin imunitar, sistemin e tretjes dhe atë të detoksifikimit. Më së shumti ajo njihet si organi kryesor i trupit tonë për sa i përket detoksifikimit. Mëlçia filtron çdo kuart të gjakut tonë, pra ajo punon ditë e natë për të mbrojtur trupin tonë nga dëmtime të ndryshme që toksinat mund të shkaktojnë. Gjithashtu mëlçia është përgjegjëse për filtrimin dhe proçesimin e të gjitha hormoneve.
Kjo pije ndihmon në mirë-funksionimin e mëlçisë duke e detoksifikuar trupin tonë. Ku ka më mirë se të konsumojmë diçka të shijshme dhe të jetë shumë e shëndetshme në të njëjtën kohë ?!

 

Përbërësit :

1 panxhar

1 karrotë

1 limon i qëruar

1 grusht majdanoz

1 cm xhinxher (opsional)

 

Metoda :

Vendosini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash

Shijojeni

Beet Juice 1 Beet Juice 2 Beet Juice 3

 

Fotografitë nga Julia Janku