Receta e Granola-s
October 1, 2015 2015-10-01 0:00Receta e Granola-s
Unë e dashuroj granola-n, por shumë rrallë versionet që gjenden në dyqane. Ato përmbajnë shumë sheqer dhe në fund të vaktit unë ndihem e tejmbushur dhe kam nevojë për ujë. Është bërë një kohë e konsiderueshme tashmë që kur unë kam hequr dorë nga versionet e nxjerra në treg, dhe kam nisur ta përgatis vetë në shtëpi. Jam shumë më e lumtur dhe është më qejf kur e gatuan këtë produkt në shtëpi, mund të shtosh çfarë do përbërësi që dëshiron !
Proçedura :
Ndizni furrën në temperaturën 148° C
Në një tas të madh përzieni së bashku tërshërën, bajamet, sheqerin kaf, kripën, arrat dhe kanellën
Lërni mënjanë
Në një tas tjetër të madh përzieni së bashku mjaltin, vaniljen dhe vajin e perimeve
Shtijeni mbi përbërësit e thatë dhe përzieni së bashku
Hapeni masën në mënyrë të njëtrajtshme në një tepsi biskotash 26×38 cm
Piqeni granolën për 35-40 minuta duke u siguruar që ti jepni një të përzier çdo 10 minuta, kjo për një pjekje të barabartë
Sapo ta nxirrni nga furra, shtoni rrushin e thatë dhe boronicat e kuqe
Vendoseni në një ene hermetike dhe përdoreni kurdo
Fotografitë nga Julia Janku