Si Të Përgatisni Bugaçen Tradicionale Greke

09/12/2014

Bugaçja Greke gjithnjë më ka kujtuar fëmijërinë time dhe pushimet në Greqi. Unë e kam eksploruar së tepërmi Greqinë me familjen time gjatë pushimeve tona verore dhe gjithmonë për mëngjes zgjidhja ëmbëlsirën Greke të quajtur Bugaçe. Ky është një nga kujtimet e mia më të dashura të fëmijërisë sime, dhe madje tani si një e rritur unë ‘vdes’ për Bugaçe dhe përpiqem ta gatuaj sa herë kam kohë. Këtë recetë e kam marrë nga miqtë e mi Grekë dhe e provova. Nuk është e thjeshtë ta gatuash Bugaçe-n, pasi duhet ta provosh disa herë për të arritur në shijen e duhur. Por jua garantoj; do ta doni po aq sa unë këtë ëmbëlsirë. Dhe të gatuarit vetë recetën është gjithmonë një ndjesi e vecantë. Mëngjesin e kaluar u ndjeva në humor për të gatuar mëngjesin tim Grek dhe tani mund të jetë dhe i huaji.

Çelësi për të përgatitur Bugaçe-n më të shijshme Greke është të përdorësh gjalp të freskët dhe me cilësi të mirë për të lyer me të petët e brumit fillo. Receta autentike e Bugaçe-s Greke lidhet me gjalpin ‘galaktos’ të bërë nga qumështi i lopës i cili i jep një shije të mrekullueshme dhe aromë të pasur. Një truk i vogel i cili do të realizojë që petët e brumit fillo të jenë kërce dhe të ndara lehtësisht nga njëra tjetra, është që gjalpin e shkrirë ta spërkatni mbi petët e fillos, në vend që ti lyeni ato. Të punuarit me brumin fillo mund të jetë shumë e ndërlikuar pasi është një brum i brishtë dhe mund të thahet shumë shpejt, kështu që kontrolloni me kujdes hapat përpara se të nisni përgatitjen e Bugaçe-s. Mos harroni të lyeni mjaftueshëm me gjalp pjesën e sipërme të Bugaçe-s dhe ta çani lehtësisht me thikë për të çliruar avuajt.

Processed with VSCOcam with se3 preset

Përbërësit për brumin fillo :

1024 gram miell

2 tsp Raki (ose uthull e bardhë)

2 tsp vaj ulliri

lëngu i një limoni

293-314 ml ujë i nxehtë

miell për sipërfaqen e punës dhe duart

 

Shenim : Çelësi për këtë recetë është uji i nxehtë. Përdorni ujin më të nxehtë të çesmës suaj

Për të hapur petët perdorni makinën e makaronave

 

Procedura :

Përziej të gjithë përbëresit së bashku në një tas të madh me duar derisa të formojnë një masë

Në sipërfaqen e punës të pluhurosur me miell më parë, puno brumin me duar për 15-20 minuta derisa të jetë i butë dhe i lakueshëm

Mbështille brumin me letër celofoni dhe lëre në frigorifer gjatë natës para se ta përdorni

Për të bërë petët e brumit fillo, punojeni me makinën e makaronave (me gradacionin nga 1-10, duke qenë 1 me e trasha), punojeni brumin në mënyrë graduale duke e ulur trashësinë në 9 në makinën tuaj

Fillo-ja e papërdorur (e pahapur në petë) mund tv ruhet në frigorifer, me mbështjellëse hermetike, për deri në 10 ditë pas përgatitjes së brumit

Sasia e përftuar : afërsisht 1.3 kg

 

Përbërësit për Bugaçen :

400-450 gram brum fillo

200 gram gjalp, i shkrirë

1 liter qumësht

200 gram sheqer

120 gram miell

4 vezë

1 tsp ekstrakt vaniljeje

 

Përbërësit për shtresën e sipërme :

Kanellë pluhur

Sheqer pluhur

 

Proçedura :

Përgatitni mbushjen: shtoni në një tas të madh sheqerin, vezët dhe miellin; rrihi së bashku derisa përbërësit të jenë kombinuar

Vendos në një tigan qumështin dhe ekstraktin e vaniljes dhe silleni në vlim

Vetëm pak para se qumështi të vijë në vlim, hidh 1/3 e qumështit me garuzhde në masën e miellit dhe perziej

Ulni zjarrin dhe shtoni masën e miellit në tigan me pjesën tjetër të qumështit të ngrohtë

Rrih shumë shpejt, derisa masa të jetë e trashë, kremoze dhe e butë (mos e lëvizni tiganin nga nxehtësia) Kjo do të dojë rreth 2-3 minuta

Largojeni tiganin nga nxehtësia dhe përziejeni herë pas here gjatë kohës që jeni duke përgatitur recetën e Bugaçe-s, për ta mbajtur kremin që të mos krijojë cipë në shtresën e sipërme

Për këtë recetë të Bugaçe-s do tju nevojitet një tepsi e madhe, rreth 20×30 cm

Duke përdorur një furçë pasticerie, lyeni me gjalpë pjesën e poshtme dhe anët e tepsisë

Për këtë recetë ju duhen 10-12 petë fillo

Përdorni 5-6 petë fillo për pjesën e poshtme të Bugaçe-s dhe 4-5 petë për pjesën e sipërme

Nisni duke i shtruar petët një nga një në pjesën e poshtme të tepsisë, duke u siguruar që të spërkatni tërësisht çdo petë me gjalp të shkrirë

Shto kremin, duke e lëmuar sipërfaqen e tij me spatul ose kurrizin e një luge dhe më pas shtro pjesën e rradhës sipër kremit duke u siguruar që peta ta ketë mbështjellë kremin

Shtro 4-5 petët e mbetura duke spërkatur çdo petë me gjalpin e shkrirë

Me një thikë prini pjesët e tepërta të petëve anash tepsisë, dhe pjesën tjetër sistemojeni në anë

Lyejeni petën e sipërme mjaftueshëm me gjalp dhe çani (jo thellë) Bugaçe-n me një thikë të mprehtë

Piqeni Bugaçe-n në furrën e ngrohur paraprakisht në 160 gradë C për 45 minuta, ose derisa peta të jetë kërce dhe në ngjyrë të artë

Lëreni Bugaçe-n të ftohet dhe para se ta servirni pluhuroseni me kanellë dhe sheqer pluhur

 

Shijojeni teksa është ende e ngrohtë me një filxhan çaj ose kafe !

Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset

 

Fotografite nga Eranda Janku