Koktejl Fentimans me Mjedër

E hëna, sidomos e hëna pas Pashkëve, është dita perfekte për t’u relaksuar në shtëpi me një koktejl të freskët dhe shumë të lehtë për t’u përgatitur!

Shpesh, sidmos pas ditëve të gjata në punë kemi nevojë për pak argëtim me njerëzit e zemrës, por gjithashtu ndihemi të lodhur dhe jo shumë të motivuar për të shpenzuar kohë jashtë shtëpisë. Kjo është dhe arsyeja pse shpesh më pëlqen të krijoj gjëra të reja me çfarë më ndodhet rrotull, duke ja dalë kështu, jo vetëm të argëtohem (sepse të bësh diçka vetë gjithnjë të jep një kënaqësi më të madhe), por edhe të qetësohem me pak muzikë të mirë, ndërkohë që mar pak kohë të mbyll edhe ndonjë punë të vogël në shtëpi.

Këtë herë vendosa të bëj një koktelj me 3 përbërës, i cili rezultoi të iste super i shijshëm! Gjithçka ju duhet janë Sparkling Raspberry dhe Ujë Tonik nga Fentimans, dhe Gin. Dhe voila! Në pak minuta do të keni gotën tuaj magjike!

Përbërësit:

Fentimans ujë tonik

Fentimans Sparkling Raspberry

Xhin (unë kam përdorur Colombian/Aged Gin)

Akull sipas dëshirës

Mjedra për dekor

 

Metoda:

Përzieni përbërësit kyç të recetës sipas shijeve personale (më shumë alkol, ose më pak).

Shtoni akullin dhe mjedrën për dekor.

Përzieni me një lugë koktejli dhe shijojeni në moment.

 

Fotografitë nga Eranda Janku

Akullore Artizanale me Mjedër

Akullorja artizanale me mjedër duhet të jetë një nga recetat e kësaj vere që nuk duhet lënë kurrsesi pa provuar. Kjo për dy arsye shumë të rëndësishme. E para sepse të provuarit dhe të gatuarit e një akullore artizanale në shtëpi do t’ju bëj që të mos kini ndrojë në të ardhmen për të bërë çdo shije të mundshme akulloreje artizanale. Së dyti sepse një shije kaq e mrekullueshme nuk duhet humbur përgjatë këtyre ditëve të nxehta.

Ajo që më pëlqen pa fund tek mjedra si frut është athtësia e saj dhe kombinimi ideal që arrihet në çdo ëmbëlsirë të gatuar me të. Kjo bën që një akullore e tillë të mos jetë shumë e ëmbël, por mjaftueshëm për tju ëmbëlsuar dhe freskuar në të njëjtën kohë.

Këtë akullore mund ta ruani në një enë në akull dhe jo vetëm ta shijoni me familjen, por ta përdorni dhe si armën tuaj të fortë kur të keni miq për vizitë. Kjo do t’ju japë fitoren e siguruar.

Continue reading “Akullore Artizanale me Mjedër”

Akullore e Shëndetshme në Shkop me Mjedër

Kjo është koha ideale për të shijuar në maksimum mjedrat e vendit tonë. Këto akullore janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur dhe mund të jetë një recetë shumë e mirë për të aktivizuar fëmijët tuaj në guzhinë. E ku ka më mirë se të shijuarit e një akulloreje e cila është gatuar tërë dashuri dhe së cilës ia di përbërësit; duke evituar kështu çdo shtesë të panevojshme për trupin.

Këto akullore në shkop janë të shëndetshme dhe mund të konsumohen pa problem dhe për ata që janë me dietë dobësimi, mjafton të kenë kujdes sasinë e shurupit të panjës.

Continue reading “Akullore e Shëndetshme në Shkop me Mjedër”

Akullore me Çokollatë të Zezë dhe Mjedër

Tani që ditët e nxehta kanë ardhur çdokujt i vete mendja për një akullore e cila do ti shuajë sado pak vapën. E ku ka më mirë se të shijosh një akullore e cila është gatuar tërë dashuri dhe së cilës ia di përbërësit; duke evituar kështu çdo shtesë të panevojshme për trupin.

Duke qenë se çokollata e zezë është një ndër përbërësit dhe shijet me të cilat unë eksperimentoj së tepërmi ishte e ditur që sdo të vononte dhe receta e një akulloreje me të.

Kremoze, e freskët dhe e pasur. Por më e rëndësishmja është që kjo recetë është tejet e thjeshtë dhe aspak e komplikuar për t’u arritur rezultati i duhur final.

Këto forma silikoni i kam blerë këtu dhe më besoni kur ju them që ia ka vlejtur çdo qindarkë e shpenzuar; pasi jo vetëm që të shpëton në kohë dhe në hapesirë, por duket si një akullore e blerë në dyqan.

Continue reading “Akullore me Çokollatë të Zezë dhe Mjedër”