Rum i Vjetër Krishtlindjesh

Përbërësit :

2 pjesë Rum i errët Bacardi

1/2 tsp Angostura Bitters

1 derdhje uji

1-2 tsp sheqer/kubik sheqeri

akuj në kubik

 

Metoda :

Shto sheqerin/kubikët e sheqerit dhe Angostura Bitters në një gotë uiski me një akull të vetëm

Përziej së bashku derisa akulli të ketë shkrirë aq sa të shpërbëjë sheqerin – nëse po përdorni kubikët e sheqerit atëherë do t’ju duhet ti copëtoni

Shto 3-4 kubikë të tjerë akulli dhe gjysmën e rumit të vjetër Bacardi dhe më pas përziej për rreth 60 sekonda

Mbushe gotën me më shumë akull dhe shto pjesën tjetër të rumit, pastaj përziej për një tjetër minutë

Pri një fetë nga lëkura e portokalli dhe shtoja pijes, përzieje disa herë dhe shërbeje

Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset

 

 Fotografitë nga Eranda Janku

Shotsa Me Shegë Për Krishtlindje

Ky koktej është i shërbyer më së miri në fund të një vakti dhe me këtë ngjyrë është një ‘trajtim’ i përsosur Krishtlindjesh.

 

Përbërësit :

Shegë

1 shishe Xhin

 

Metoda :

Qëroni disa shegë duke i hequr kokrrat nga kapsula e tyre

Në fund të vaktit thjesht mbusheni gotën e shots-it me fara shege, mbusheni me xhinin e akullt dhe jeni gati për ta kthyer me fund

-> Mos e kapërdini pijen derisa të keni përtyput farat e shegës dhe të keni marrë një shpërthim të vërtetë shijesh dhe aromash në gojë

Processed with VSCOcam with se3 preset 2 Processed with VSCOcam with se3 preset

 

Fotografitë nga Eranda Janku

Koktejl Halloween-i : Korbi

Përbërësit :

6 manaferra te fresketa

gjethe te fresketa nenexhiku

44 ml Rum i Bardhe

127 ml leng boronice te kuqe

 

Metoda :

Në një gotë apo ne shaker (tundesin e koktejleve), shtypni 3 manaferra (mjaftueshëm sa për të marrë lëngun) dhe përziejini me gjethe nenexhiku

Shtoni rumin dhe akullin, dhe më pas tundeni shaker-in.

Derdheni përzierjen në gotën e koktejlit

Shtoni lëngun e boronicës së kuqe

 

Dekori :manaferra në pjesën e sipërme të gotës (mbi një shkop bambu apo mbi një kunjë dhëmbësh nëse nuk ju gjendet asgjë tjetër) dhe degëz nenexhiku

Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset

 

Fotografite nga Eranda Janku

Margarita Me Kungull

Margarita është një koktejl tipik veror, por është po njëlloj i shijshëm dhe në vjeshtë. Këtë herë ky koktejl kaq tradicional vjen i personalizuar për muajin e kungullit. Shpresoj tju pelqejë, ashtu sic më pëlqen mua !

IMG_7080

Përbërësit :

 

30 ml lëng i freskët limesh

30 ml lëng i freskët limoni

59 ml Tekila

1 tbsp pure kungulli (përgatisni vetë purenë e kungullit këtu)

1 spërkatje Cointreau ose Triple Sec

1 spërkatje uji

1 grusht me kubikë akulli

Kanellë me majat e gishtave

Erëzat e tortës së kungullit me majat e gishtave (përgatisni vetë erëzat e tortës së kungullit këtu)

Spërkatje me Grand Marnier (opsionale)

Një gotë e ftohtë Martini

 

Metoda :

Lyeni buzët e gotës së Martinit ose spërkatni në fund të gotës kanellë – opsionale

Shto akull tek shakeri i Martinit

Shto lëngun e limonit, lime, Tekilën, purenë e kungullit dhe Cointreau ose Triple Sec dhe Grand Marnier nëse do ta përdorni dhe tundeni

Kullojeni pijen tek gota e ftohtë e koktejlit (në të cilën keni vendosur disa akuj)

Spërkate një herë me ujë

 

Dekori : shto në sipërfaqe të pijes me majat e gishtave kanellë dhe erëzat e tortës së kungullit

IMG_7147 IMG_7186

 

Fotografite nga Eranda Janku