Koktejle Receta

Koktejl Halloween-i : Mjekra e Zezë

Processed with VSCOcam with se1 preset

Koktejl Halloween-i : Mjekra e Zezë

Le ta bëjmë këtë Halloween argëtues dhe…alkolik !

 

Përbërësit : 

30 ml Rum Pikant

15 ml Fernet Branca

45 ml Crème De Cacao (liker çokollate)

1/8 tsp bojë kallamari (opsional)

15 ml birrë e fortëçokollate

kubikë akulli

Një gotë Martini të ftohtë

 

Metoda :

Nis duke shtënë në shaker-in tuaj rumin pikant, Fernet-in, dhe likerin e çokollatës.

Më pas shto bojën e kallamarit. Bojën e kallamarit mund ta gjeni në një dyqan peshku. Nëse jeni të brishtë ose nuk doni ta përdorni këtë përbërës, atëherë ndjehuni të lirë të përdorni ngjyrues ushqimor të zi.

Jepini këtyre përbërësve një tundje të mirë, tundje të thatë (pa akull). Kjo do të ndihmojë që boja e kallamarit të përzihet plotësisht.

Mbusheni shaker-in tuaj me akull dhe tundeni fuqishëm për rreth 30 sekonda të plota derisa pija të bëhet e ftohtë dhe e lehtë.

Filtrojeni 2 herë në gotën tuaj të ftohtë të koktejlit dhe me pas shtoni sipër pijes birrën e fortë tëçokollatës.

Processed with VSCOcam with f2 preset Processed with VSCOcam with f2 preset

 

Fotografite nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.