Pure e Pastër Kungulli

15/10/2014

Të jetuarit në Shqipëri është shumë e vështirë kur vjen puna tek të gatuarit ëmbëlsira, pasi është shumë e vështirë të gjenden një pjesë e përbërësve, apo pajisjeve të gatimit që duhen dhe nevojiten. Pureja e kungullit në kanaçe  është nje nga këto gjera.

Por në një farë mënyre kjo është një shenjë e mirë, pasi kjo na ndalon së qënuri dembelë dhe të bëjmë vetë – në këtë rast pure kungulli. Një pure kungulli e cila është sigurisht më e shëndetshme dhe më e shijshme se pureja e blerë në kanaçe.

Përbërësit për këtë recetë janë shumë të thjeshtë, pasi ju duhet vetëm një kungull. Por…ja ku është kleçka : nuk mund të përdorni një kungull normal, ju duhet të përdorni një kungull të ëmbël.

  •  Nuk ju keshilloj që ta ruani purenë e kungullit në frigorifer, pasi mund të thartohet (jo gjithmonë, por ndodh). Kjo është arsyeja pse është më mirë ta ngrini në akull nëse nuk do ta përdorni të gjithë masën e puresë.
  • Si ta ngrini ? Bëhuni kreativ. Mund të përdorni vasketë akulli, kavanozë të vegjël ose qese plastike. Në këtë mënyrë mund ta ndani purenë në sasitë e dëshiruara.

Shqip

Proçedura :

 

Ndiz furrën në temperaturë 204°C dhe shtro në një tepsi letër furre dhe lëre mënjanë

Laj kungullin me ujë duke u siguruar që të jetë i pastër

Hiqini bishtin dhe ndajeni në mes

Hiqni farat dhe mishin lidhës së tyre (mos i hidhni farat pasi ato janë shumë të shijshme dhe jo vetëm gjë që do t’jua shpjegoj në një artikull të posaçëm, mund ti pastroni farat me ujë dhe ti thani – recetat me farat e kungullit vijnë së shpjeti në web kështu që sigurohuni ti ruani farat)

Vendoseni kungullin përmbys në tepsi  (nëse kungulli juaj është shumë i madh, si imi atëherë prijeni në copa dhe vendosini ato po në këtë mënyrë)

Piq kungullin për 35-40 minuta ose derisa thika të ngulet e dalë lehtësisht

Lëre kungullin të ftohet plotësisht

Qëro lëkurën e kungullit të pjekur

Prije kungullin e qëruar në copa dhe bëje pure në një grirës/furlator/blender derisa masa të jetë shumë e butë

IMG_6287 IMG_6300 Untitled-1 IMG_6317

 

Fotografite nga une