Erëzat e Tortës me Kungull

14/10/2014

Unë e dua Tetorin, dhe e dini pse ? Sepse është muaji i kungujve. Më pëlqejnë tej mase recetat me kungull dhe sigurisht ëmbëlsirat e famshme me kungull ! Jam shumë e gëzuar të ndaj me ju receta dhe ide të tilla për këtë muaj të mrekullueshëm !

Kjo është më tepër një këshillë e shpejtë se si të përgatisni vetë në shtëpi erëzat për tortën me kungull. Sigurisht ju mund ti blini këto erëza në supermarket, por nëse nuk arrini dot ti gjeni (si unë për shembull) atëherë mund ta pergatisni vetë këtë recetë dhe ta ruani në një kavanoz të vogël erëzash, gati për ta përdorur kurdo që do ju nevojitet.

Erëzat e Tortës me Kungull janë një përzierje erëzash të ndryshme të përdorura në ëmbëlsira dhe pije të ndryshme si Torta e Kungulit, Qumështi i Kungullit etj. E dashuroj aromën, shijen dhe ngrohtësinë që këto erëza percjellin tek unë. Më shumë gjasa kjo është erëza ime e preferuar për sezonin vjeshtë-dimër, pasi ka një aromë të mrekullueshme kanelle dhe jo vetëm që më bëjnë të ndihem si në shtepi, ngrohtë dhe rehatshëm.

Kjo përzierje është shumë e thjeshtë për tu përgatitur dhe do të jetë një shpëtues kohe kur të vijë çasti i përgatitjes së recetave të tjera. Në këtë post po ju tregoj përbërësit për një sasi të vogël, por ju mund ta shumëfishoni këtë sasi sipas dëshires në mënyre që të keni një masë të konsiderueshme erëze e cila mund të përdoret në shumë receta që unë do t’ju tregoj në artikujt e ardhshëm. Ndjehuni të lirë ta përgatisni vetë dhe më besoni, do të jenë erëzat tuaja të prefuara për këtë periudhë viti.

  •  Ju duhet të përdorni arrëmyshk të sapo-bluar, përben një diferencë të madhe
  • Mund të mos i përdorni allspice, është totalisht opsionale; por për mendimin tim shtojeni. Më pëlqen tej mase ngrohtësia që i jep dhe unë gjithmonë e përdor

Processed with VSCOcam with se3 preset

Shqip 2

Proçedura : Përziej me një lugë të gjithë përbërësit së bashku. Mund ta ruani këtë erëz në një kavanoz dhe ta përdorni sa herë ju duhet

Shqip 1

Proçedura : 

Vendos të gjithë përbërësit ne nje kavanoz të vogël dhe tunde deri sa çdo gjë të jetë përzier mirë

Kaq e thjeshtë

Shijojeni

Processed with VSCOcam with se3 preset IMG_6238

 

Fotografite nga une