Minikeket “Red Velvet”

07/10/2014

Kjo recete eshte kerkuar shume se fundmi dhe ja ku eshte per te gjithe lexuesit e mi : Receta e Minikekeve “Red Velvet” !

  •  Per kremin e dekorit klikoni KETU

IMG_7151 IMG_7233 IMG_7278

Procedura :

 

Ndiz furren ne temperature 176°C, shtro me letra minikekesh nje tepsi te tille dhe lere menjane (mund te lyesh me vaj siperfaqen e tepsise ne menyre qe brumi qe mund te preke kete siperfaqe mos ngjise ne tepsi)

Ne nje tas te vogel perziej se bashku miellin, pluhurin e kakaos, fryresin e embelsirave dhe kripen, lere menjane

Ne nje tas rrih se bashku sheqerin dhe gjalpin deri ne mase kremoze

Shto vezen dhe vaniljen dhe rrih derisa te jene perzier mire se bashku dhe te kemi nje mase kremoze

Me rrahesin elektrik qe vazhdon rreh tek shpejtesia e ngadalte, shto gjysmen e perberesve te thate dhe gjysmen e dhallit, sigurohu qe masa te jete perzier mire dhe shto pjesen tjeter te perbersve te thate dhe dhallin duke u siguruar qe cdo gje te jete perzier mire por te mos e rrihni me shume se cduhet

Duke perdorur nje spatula perziej brumin ne ane dhe nga posht lart duke u siguruar qe asgje ska ngjitur ne ane te tasit

Shto mjaftueshem ngjyrues ushqimor per te marre ngjyren e deshiruar te kuqes per minikeket tuaj

Duke perdorur nje luge akulloreje te madhe, shperndaj brumin ne menyre te barabarte ne tepsi

Piq minikeket per 18 deri ne 22 minuta ose derisa kur te ngulesh nje kunje dhembesh ne qender te dale e paster

Leri minikeket te ftohen plotesisht

Dekoro me kremin e vaniljes dhe jane gati per tu servirur

IMG_5540 IMG_5550 IMG_5572 IMG_5580 IMG_5599 IMG_5611

 

Fotografite nga Eranda Janku