Krem Mbushjeje ose Dekori me Vanilje

07/10/2014

Mos jam unë e vetmja që nuk e pëlqej kremin e gjalpit ? Ndoshta po. Nuk më pelqen dhe zor se e përdor, kështu që në vend të tij shpesh përdor kremin e djathit. Është shumë i thjeshtë për t’u përgatitur dhe mund ta ruash në frigorifer dhe ta përdorësh kurdo që të duhet. Këtë krem mund ta përdorni për mbushje ose dekor. Mbushja e duhur për një tartë verore me fruta ose dekori ideal për minikekë si përshembull brownie- i cili shkon më së miri me këtë krem (receta e minikekëve së shpejti në web). Në foton e përbërësve kam vendosur 2 lloje të ndryshme gramaturash tek secili përbërës. Shtresa e sipërme i përket mbushjes, tjetra kremit të dekorit.

  • Sigurohuni që ajka të jetë e ftohtë para se ta përdorni, kjo do të çojë në rrahjen e shpejtë të saj dhe pa ju krijuar probleme gjatë rrugës
  • Para se të shtoni mascarpone-n sigurohuni të hiqni lëngjet që përmban kutia

Shqip 2

 Proçedura :

 

Në një tas vendosni ajkën dhe vaniljen dhe filloni rriheni derisa të krijojë masë shkumore

Shtoni Mascarpone-n dhe vazhdoni rriheni derisa të formohen maja të forta

IMG_5473

 

Fotografite nga Eranda Janku