Receta Të ëmbla

Biskota Me Kungull

Processed with VSCOcam with se3 preset

Biskota Me Kungull

Të gjithë duhet (DUHET dua të them) të pjekin biskota me kungull gjatë këtij muaji. Këto janë biskota të buta, elastike dhe tmerrësisht të shijshme. Aroma dhe kombinimi mes puresë së kungullit dhe erëzave të tortës së kungullit është thjesht e mrekullueshme. Shumë e thjeshtë në përgatitje kështu që mos e mendoni dy herë !

Processed with VSCOcam with se3 preset

  • Processed with VSCOcam with se3 preset Processed with VSCOcam with se3 preset Shqip

Proçedura :

 

Ndiz furrën në temperaturë180°C dhe shtro disa tepsia biskotash me letra furre dhe lër menjanë

Në një tas perziej së bashku miellin, fryrësin e ëmbëlsirave, kripën dhe erëzat e tortës së kungullit dhe lër mënjanë

Në një tas tjetër rrih deri në masë kremoze dy llojet e sheqerit dhe gjalpin

Shto vezën, purenë e kungullit dhe vaniljen dhe sigurohu që çdo gjë të jetë përzier mirë

Shto përbërësit e thatë dhe mikso derisa të bëhet një masë homogjene

Duke përdorur një lugë akulloreje të vogël ose 2 lugë normale shpërndaje brumin në letrën e furrës, duke u siguruar që ti shperndani masat larg njëra tjetres pasi brumi gjatë pjekjes do të hapet

Piqi biskotat në furrën e nxehtë për 12-16 minuta ose derisa biskotat të kenë marrë një ngjyrë kafe të artë në konture

Lërini biskotat të ftohen plotësisht

IMG_6410

IMG_6417 IMG_6426

 

Fotografite nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.