Margarita Me Kungull
October 24, 2014 2014-10-24 0:00Margarita Me Kungull
Margarita është një koktejl tipik veror, por është po njëlloj i shijshëm dhe në vjeshtë. Këtë herë ky koktejl kaq tradicional vjen i personalizuar për muajin e kungullit. Shpresoj tju pelqejë, ashtu sic më pëlqen mua !
Përbërësit :
30 ml lëng i freskët limesh
30 ml lëng i freskët limoni
59 ml Tekila
1 tbsp pure kungulli (përgatisni vetë purenë e kungullit këtu)
1 spërkatje Cointreau ose Triple Sec
1 spërkatje uji
1 grusht me kubikë akulli
Kanellë me majat e gishtave
Erëzat e tortës së kungullit me majat e gishtave (përgatisni vetë erëzat e tortës së kungullit këtu)
Spërkatje me Grand Marnier (opsionale)
Një gotë e ftohtë Martini
Metoda :
Lyeni buzët e gotës së Martinit ose spërkatni në fund të gotës kanellë – opsionale
Shto akull tek shakeri i Martinit
Shto lëngun e limonit, lime, Tekilën, purenë e kungullit dhe Cointreau ose Triple Sec dhe Grand Marnier nëse do ta përdorni dhe tundeni
Kullojeni pijen tek gota e ftohtë e koktejlit (në të cilën keni vendosur disa akuj)
Spërkate një herë me ujë
Dekori : shto në sipërfaqe të pijes me majat e gishtave kanellë dhe erëzat e tortës së kungullit
Fotografite nga Eranda Janku