Tortë Me Kungull
October 28, 2014 2014-10-28 0:00Tortë Me Kungull
Torta me kungull është njëëmbelsirë tradicionale, shpesh e konsumuar gjatë vjeshtës dhe fillimit të dimrit, sidomos në Ditën e Falenderimeve dhe Krishtlindjeve; në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Kungulli në vetvete simbolizon kohën e korrjes dhe është gjithashtu i pranishëm në festën e Halloween-it.
Kjo recetëështë më e plotë, më kremoze dhe si rrjedhojë më e rëndë. Por në fund, kush mund ti thotë jo njëëmbelsire kaq të shijshme sa torta me kungull ?!
Proçedura :
Ndiz furrën në temperaturë 220°C
Rrih së bashku purenë e pastër të kungullit, vezën dhe të verdhat e vezëve në një tas të madh derisa masa të jetë kremoze
Shto qumështin e ëmbël të kondesuar dhe erëzat e tortës së kungullit dhe përziej derisa masa të jetë kompakte
Shtro petën brise në një tepsi tarte 22 cm
Shto mbushjen mbi petë dhe lehtësisht tund që të çlirohen bulëzat e ajrit që mund të kenë mbetur
Piqe në furrën e ndezur për 15 minuta
Redukto temperaturën në 175°C dhe piqe për 30-40 minuta ose derisa thika e ngulur në tortë të dalë e pastër
Lejo të ftohet plotësisht para se ta servirni
Fotografite nga une