Bars të shëndetshëm pa pjekje

Një recetë e kërkuar shumë së fundmi e madje as ne nuk e dimë pse nuk e kemi ndarë me ju më parë. Bars të shëndetshëm pa pjekje, janë alternative ideale si për mëngjes apo zamër të shëndetshëm, të shpejtë e pa shumë mundim.

Mund të marrim pak kohë gjatë një dite të lirë dhe të kemi bars përgjatë gjithë javës. Mjafton pasi ti presim ti mbështjellim me letër celofoni dhe ti ruajmë në frigorifer.

 

  • Mund të përdorni kajsi apo fiq të thatë në vend të hurmave të arabisë nëse dëshironi.
  • Gjithashtu dhe frutat e thata mund ti kombinoni sipas dëshirës suaj.

Përbërësit:

400 gram hurma arabie

125 gram arra

70 gram bajame

50 gram arrë kokosi e grirë

pak kripë me majat e gishtave

70 gram fara luledielli dhe kungulli

 

Proçedura:

Pastroni hurmat e arabisë nga bërthama e tyre.

Në një grirës ushqimor vendosni hurmat e arabisë dhe pulsoni për disa sekonda deri sa të fillojë masa të bëhet njësh.

Shtoni të gjithë përbërësit e tjerë me rradhë duke lënë pak mënjanë fara luledielli dhe kungulli.

Pulsoni disa sekonda, fikni, përzieni me një spatul nëse është e nevojshme dhe pulsoni sërish deri sa të keni konsistencën finale.

Deri sa kur të merrni pak masë në dorë dhe ta shtypni ajo të mbajë formën e saj.

Përgatisni një tepsi katrore 20×20 cm me letër furre duke u siguruar që të lini të paktën 2 anë jashtë (kjo do të bëjë të mundur daljen e masës më vonë tejet lehtësisht).

Vendosni brumin brenda, sheshoni pak me dorë, shtoni farat e mbetura të lulediellit dhe kungullit dhe vazhdoni me dorë të presoni masën.

Për ta ndihmuar sa më shumë këtë proçes vendosni një tjetër letër furre sipër dhe me dorë ose ndonjë enë qelqi filloni ushtroni presion në mënyrë që bars të jenë kompakt.

Vendoseni masën në frigorifer të mpikset, ose nëse nuk keni kohë vendoseni tek ngrirja për 30 minuta.

Nxirreni duke e hequr lehtësisht të gjithë masën duke përdorur anët e dala të letrës së furrës.

Prini bars tuaj me një thikë të madhe në formën dhe madhësinë e dëshiruar.

Cheesecake në 5 minuta

Ky është cheesecake-u i parë që unë kam gatuar në vitin 2012. Teksa po kaloja përmes postimeve të blogut tim të parë, vura që këtë recetë nuk e kam ndarë ende me ju.

Duke e pabesueshme që një cheesecake të mund të gatuhet në vetëm 5 minuta, por nëse i keni të gjithë përbërësit përpara në tavolinën e punës, jua premtoj që nuk do t’ju duhen më shumë se 5 minuta për ta përgatitur.

Për sa i përket servirjes ku version ju jep mundsinë të eksperimentoni dhe jeni kreativ. Mund ta vendosni në një tavë si një cheesecake tradicional, ta lini pak minuta të mpikset dhe më pas ta servirni. Një metodë tjetë është servirja në stilin “gourmet”, siç kemi bërë ne në këtë rast. Mund të provoni të krijoni një stilim origjinal servirjeje, duke vendosur shtresën e biskotave si bazë, ose të bëni të kundërtën, të vendosni kremin të parin. Elemente të tjera plotësuese, qoftë për të bërë një balancim në shije, por dhe për të finalizuar stilimin tuaj, janë frutat e ndryshme, ose varitetë e luleve të ngrënshme. Kremi i këtij versini të cheesecake-ut është disi më i rëndë në konsistencë dhe më i ëmbël se versioni klasik, ndaj përzgjedhja e frutave të athta si boronica, mjedra, apo manaferra do të bënin kombinimin ideal të shijes, për t’i dhënë pjatës suaj freski. Ne rastin tonë ne vendosëm të bëjmë dy kombinime, mente dhe boronicë, dhe mjedër e boronicë.

Continue reading “Cheesecake në 5 minuta”

Role Kanelle Të Shpejta e Thjeshta

Roletë e kanellës kanë qenë gjithmonë të preferuarat e mia për t’i konsumuar, por kurrë për t’i gatuar. Më ka frikësuar gjithmonë brumi me maja. Kërkon shumë kohë, do disa herë punim dhe kështu mendoja se nuk do arrija kurrë t’i gatuaja vetë në kushte shtëpie. Por kurrë mos thuaj kurrë apo jo?!

Rastësisht një ditë teksa po shikoja disa video në Youtube, pash një titull që menjëherë tërhoqi vëmendjen time “Role Kanelle, shpejtë dhe thjeshtë”. Fjala shpejtë më intrigoi dhe menjëherë e hapa, e sigurisht më pas fillova eksperimentet në shtëpi.

Me pak modifikime sipas shijes personale, mund t’ju them që tani nuk keni më pse të shqetësoheni për kohën që nuk e keni në dispozicion (as unë). Me këtë recetë për 15-17 minuta i keni gati për furrë, e pastaj mjafton të shohni orën për ti hequr e shijuar.

Continue reading “Role Kanelle Të Shpejta e Thjeshta”

Banane Të Pjekura

Bananet e pjekura janë besoj receta më e thjeshtë dhe praktike. Përbërës që me shumë gjasa na ndodhen gjithmonë në shtëpi dhe për mua është zgjidhja ideale e ëmbëlsirës kur kam miq të papritur. Mjafton të jeni pak kreativ me vendosjen e ëmbëlsirës në pjatë, dhe do ta ktheni këtë recetë nga bazike në pjatë restoranti.

Dërrasa e punuar aq bukur dhe në ngjyrat tona të preferuara është prodhim artizanal i Oniro Studio.

Continue reading “Banane Të Pjekura”

Tortë me Biskota

Kjo tortë pa pjekje me biskota është shumë e dashur për mua, jo vetëm falë shijes fantastike, por sepse është një recetë që daja ma mësoi këtë verë kur erdhi nga Suedia.

Këtë ëmbëlsirë ai e gatuan në një nga restorantet me elegante të Stokholmit, dhe tani ajo vjen e servirur për ju, gati që ju ta përgatisni në shtëpitë tuaja. Ajo që më pëlqen më së shumti tek kjo recetë është se si ajo duket e servirur në pjatë dhe gjithashtu shija e lehtë dhe jo shumë e ëmbël.

Duke qënë një ëmbëlsirë pa pjekje, është ideale për ta pergatitur në këto ditë të nxehta vere. Dhe më e bukura, nëse keni fëmijë, përfshijini ata në proçesin e gatimit. Do ta shijoni shumë të dyja palët, e në fund ku ka më bukur se sa të shijosh diçka që e ke përgatitur vetë më shumë dashuri.

Natyrisht modifikova disa detaje sipas shijeve të mia personale.

  • Në vend të Nutellës, përgatita krem çokollate që këtu në Kikiliciouss ne e përdorim shumë.
  • Kafesë i shtova pak alkol, për ta thyer pak në shije, por gjithmonë kjo mbetet një shtesë preferenciale.
  • Nëse do ta përgatisni për fëmijët tuaj, në vend të kafesë, mund të përdorni qumësht të thjeshtë ose qumësht me kakao.
  • Është me shumë rëndësi që përzierja e kremit final të bëhet me një spatul silikoni ose lugë druri, por kurrësesi me rrahës elektrik. Ky i fundit do të bëjë që masa të zbutet më shumë se ç’duhet duke e bërë atë të ujshme.
  • Nëse jeni pak veta, përgatisni gjysmën e masës, pasi me këtë recetë do të keni rreth një kilogram krem dhe përftoni 2 torta katrore mesatare.

Biscuits Cake 2 Biscuits Cake 3 Biscuits Cake 4 Biscuits Cake 5 Biscuits Cake 6

Proçedura:

 

*Sugjeroj që kremin e çokollatës ta përgatisni një natë më parë:

Vendosni ajkën e ëmbël dhe gjalpin në një tenxhere në zjarr mesatar. Sapo masa të kalojë në vlim të lehtë, fikni zjarrin, shtoni copat e çokollatës dhe lëreni 2-3 minuta në qetësi. Me një spatul përzieni çokollatën e zbutur deri sa ajo të jetë homogjenizuar me pjesën tjetër. Transferojeni në një tas dhe lëreni në temperaturë dhome deri në ftohje të plotë (ose idealja përgjatë natës).

Përgatisni kafen tuaj nescafe e më pas shtoni vetëm një lugë çaji sheqer.

Kur kafeja të jetë ftohur plotësisht shtoni Vecchia Romanga ose një brand dhe shije tjetër që ju pëlqeni ta shoqëroni me kafe.

Të nesërmen ose kur masa të jetë ftohur plotësisht, me një rrahës elekrik rrihni për pak sekonda kremin e çokollatës dhe lëreni më pas mënjanë.

Vendosni biskotat në një enë të hapur (e mira do të ishte në një tepsi). Sigurohuni që të mos keni biskota të thyera, pasi ato nuk do t’ju hyjnë në punë ose do të jetë e vështirë për ti bashkuar në hapin tjetër.

Në një tas të madh vendosni 500 gram mascarpone dhe me një lugë druri ose spatul silikoni përziejeni pak atë.

Shtoni kremin e çokollatës dhe perzieni me kujdes në levizje nga poshtë-lart, duke u siguruar që të mos e bëni këtë shumë shpejt.

Në momentin që kremi është gati, merrni një luge të vogël kafe ose çaji dhe lyeni sipërfaqen e një biskote me të mbrapmen e lugës që e keni zhytur më parë në krem.

Kujdes që të mos e lyeni më shumë se ç’duhet. Një shtresë e hollë do të mjaftojë.

Vendosni një biskotë tjetër sipër duke krijuar kështu sanduiçe biskotash me krem çokollate brenda.

Pasi të keni përfunduar me sanduiçet, filloni të shtroni tortën tek pjata servirëse.

Merrni sanduiçin e parë, zhyteni të tërin me shpejtësi në kafe.

Sërish me të mbrapmen e lugës zhytur në krem lyeni sipërfaqen e njërës faqe të sanduiçit dhe bashkojeni me një tjetër sanduiç që e keni zhytur dhe atë në kafe.

Vendosini në këmb biskotat tek pjata servirëse dhe kështu vazhdoni deri sa ju të mendoni se është mjaftueshëm për të përftuar një tortë. Do t’ju sugjeroja që të mos e bëni tortën tuaj shumë të gjatë.

Në momentin që keni mbaruar dhe me pjesën që çdo sanduiç laget në kafe e më pas lidhet me sanduiçin tjetër me krem, mbuloni të gjithë tortën me kremin e cokollatës.

Sigurohuni që të mos duket asnjë copëz biskote, kjo për të dhënë dhe efektin ‘surprizë’.

Pasi të keni mbaruar dhe me mbulimin e kremit, thërrmoni disa biskota me dorë dhe më pas hidhini ato sipër dhe anash tortës në mënyrë spontane.

Lëreni tortën tuaj në frigorifer për një orë deri sa kremi i çokollatës të mpikset dhe shijet të jenë lidhur me njëra tjetrën.

Në momentin e servirjes prini tortën tuaj diagonal me një thikë të madhe dhe të mprehtë (jo sharrë). *Kjo thikë siguron që feta e tortës të mos copëtohet apo këputet në dysh.

 

Shënim:

Nëse e lexoni këtë artikull në dimër duhet të keni parasysh që kremi juaj i çokollatës do të mpikset shumë më shpejt, e madje dhe do mund të ngurtësohet thjesht duke qëndruar në temperaturë dhome. Në këtë rast përgatiteni kremin tuaj të çokollatës pak përpara përgatitjes së të gjithë tortës dhe në momentin që masa është kthyer në kremoze, por nuk është ngurtësuar plotësisht rriheni me rrahësin elektrik dhe vazhdoni me etapat e tjera të gatimit të kësaj recete.

Biscuits Cake 8 Biscuits Cake 9 Biscuits Cake 11 Biscuits Cake 12 Biscuits Cake 13 Biscuits Cake 14 Biscuits Cake 15

 

Fotografitë nga Eranda Janku

Mëngjes i Shpejtë dhe Tërheqës

Të të prezantuarit një pjatë bukur, në fakt nuk kërkon shumë përveçse fantazi dhe pak kurajo. Kam dashur prej kohësh të shkruaj një artikull mbi këtë teme, por vetëm tani më doli koha ta finalizoj.

Ka pak kohë që “smoothie bowls” (tasat me smoothie) janë bërë virale. Kjo për një arsye të thjeshtë: duken mrekullisht të shijshme dhe na japin mundësinë të bëjmë foto fantastike! Nëse bazohemi vetëm tek prezantimi, na bëjnë të mendojmë se kanë kërkuar shumë kohë e përbërës të shtrenjtë. Dhe në fakt, kjo është thjesht dhe vetëm falë harmonisë që elementë të ndryshëm krijojnë midis tyre, si në bazë të variacionit të përbërësve, ashtu dhe në bazë të shumëllojmshmërisë dhe sintonisë së ngjyrave.

 

Në rastin konkret kam përgatitur një mëngjes shumë të shpejtë dhe të shijshëm. Baza është kos i thjeshtë dhe cornflakes gruri, dhe më tej kam rradhitur njëri pas tjetrit rreshta me fruta (banane, luleshtrydhe, kajsi), fara chia dhe fara të ndryshme luledielli dhe kungulli.

Që të mund të krijoni rreshta të rregull me secilin nga përbërësit, sidomos ato me fruta, do të duhet që frutat ti prisni në feta mesatarisht të trasha (për të siguruar jo vetëm një masë të konsiderueshme ushqyese për t’u konsumuar, por edhe lehtësi në radhitje kur t’i vendosim mbi bazën). Pasi të keni prerë të gjitha frutat që keni përzgjedhur, krijoni rreshta njëri pas tjetrit mbi bazën e përgatitur më parë, dhe po në të njëjtën formë shtoni edhe farat e ndryshme.

Në vend të kosit të thjeshtë mund të përgatisni edhe smoothie me fruta të freskëta ose të ngrira (për ta bërë masën më të trashë), e më tej sipas dëshirës shtoni elementët e tjerë mbi bazën.

 

Duke shpenzuar shumë pak kohë dhe duke kombinuar një seri përbërësish me vlera ushqyese mund të stiloni mëngjesin tuja perfekt, i cili jo vetëm do t’ju kënaqë me shumëllojshmërinë e shijeve, por dhe do të jetë siç thuhet “picture-perfect”!

Smoothie Bowl 2

 

Fotografitë nga Eranda Janku

Ëmbëlsirë Krokante Me Mollë

Kjo ëmbëlsirë krokante me mollë është një nga recetat e mia më të hershme, dhe teksa po e përgatisja një të djelë u kujtova që nuk e kisha bërë ende pjesë të recetave këtu në Kikiliciouss.

Më pëlqen jo vetëm për teksturën e mrekullueshme që ka: krokante sipër dhe e butë brenda, por gjithashtu për lehtësinë e gatimit. Nëse keni miq apo familjarë që do t’ju vijnë për vizitë, apo qoftë dhe kur jeni vetëm e nuk doni të gatuani receta me brumëra që ju marrin shumë kohë; kjo ëmbëlsira krokante me mollë është e duhur!

Continue reading “Ëmbëlsirë Krokante Me Mollë”

Puding i Shëndetshëm me Çokollatë dhe Fara Chia

Ky puding me çokollatë është fantastik jo vetëm për mëngjes, por dhe për një vakt dytësor si ai i paradites apo pasdites; gjithmonë në varësi të çfarë keni konsumuar më parë.

Baza e këtij pudingu janë farat chia të cilat janë të pasura në fibra, omega-3, proteinë, vitamina dhe minerale. Gjithashtu këto fara janë stabilizues të sheqerit në gjak, duke e bërë kështu këtë përbërës ideal dhe për ata që vuajnë nga diabeti. Ato menaxhojnë efektet e diabetit, përmirësojnë ndjeshmërinë e insulinës dhe lehtësojnë simptomat e lidhura me sindromën e metabolizmit, duke përfshirë disbalancat e kolesterolit, tensionin e lartë të gjakut dhe rritjet ekstreme të sheqerit në gjak pas vakteve ushqimore. E thënë me pak fjalë ky vakt është ideal dhe për diabetikët.

Ndodh që shumë prej nesh të bezdisen nga tekstura e farave në puding, prandaj ky version eleminon këtë dukuri; duke e bërë këtë puding kremoz dhe të njëtrajtshëm. Meritë për këtë ka një nga blogeret e mia të preferuara të ushqimit të shëndetshëm LILSIPPER (receta bazë është e saja).

Continue reading “Puding i Shëndetshëm me Çokollatë dhe Fara Chia”

Kafshata Çokollate

Kjo recetë ishte një nga më të kërkuarat pas daljes në “Me Duart e Kristit”. Një recetë tejet e thjeshtë e argëtuese, e cila të lejon ta modifikosh sipas shijeve personale dhe kur të vijnë miqtë të ndihesh kranare teksa u servir këto çokollata të përgatitura vetë.

Përbërësit e përdorur në këtë episod janë zgjedhje personale, prandaj ndjehuni të lirë të përdorni çfarë ju vetë dëshironi. Continue reading “Kafshata Çokollate”