Ëmbëlsirë Krokante Me Mollë

19/02/2018

Kjo ëmbëlsirë krokante me mollë është një nga recetat e mia më të hershme, dhe teksa po e përgatisja një të djelë u kujtova që nuk e kisha bërë ende pjesë të recetave këtu në Kikiliciouss.

Më pëlqen jo vetëm për teksturën e mrekullueshme që ka: krokante sipër dhe e butë brenda, por gjithashtu për lehtësinë e gatimit. Nëse keni miq apo familjarë që do t’ju vijnë për vizitë, apo qoftë dhe kur jeni vetëm e nuk doni të gatuani receta me brumëra që ju marrin shumë kohë; kjo ëmbëlsira krokante me mollë është e duhur!

  • Mund të përdorni mollë jeshile ose të kuqe, kjo është në dorën tuaj.
  • Po ashtu dhe sasia e sheqerit, në rast të mollëve të kuqe që janë më të ëmbla përdorni më pak.
  • Mund ti prini në copëza të mëdha ose të vogla, kjo varet sipas preferencës. Por sido që të jetë do ndikojë në minutazhin e pjekjes dhe në produktin final.
  • *Personalisht preferoj ti pres mollët në copëza mesatare, ashtu sikurse do veproja për një sallatë frutash.
  • Mund të përdorni fruta të tjera të thata nëse nuk dëshironi bajamet (dhe pse ato shkojnë më së miri me mollët).
  • Nëse jeni duke përdorur bajame mund ti lini ato të plota, ose ti prini në dysh.
  • Shoqërohet më së miri me akullore vanilje.

Apple Crisp 2 Apple Crisp 3 Apple Crisp 4 Apple Crisp 5 Apple Crisp 6 Apple Crisp 7

Proçedura:

 

Ndizni furrën në temperaturë 180°C.

Në një tas të madh vendosni së bashku të gjithë përbërësit e mbushjes dhe përzieni me një lugë, në mënyrë që mollët të vishen me masën.

Lini mënjanë dhe përgatisni masën e shtresës së sipërme.

Në të njëjtën mënyrë si me mbushjen veproni dhe me shtresën e sipërme.

Punoni me duar gjalpin deri sa të keni masën përfundimtare gati.

Këtë ëmbëlsirë mund ta piqni ku të dëshironi, dhe pse ju rekomandoj tavat e qelqit, pasi në këtë mënyrë shikoni dhe mollët teksa piqen.

Vendosni mollët në tavën ose tavat tuaja dhe më pas me një lugë shtroni masën e thatë.

Sigurohuni që mollët të jenë mbuluar totalisht nga brumi i shtresës së sipërme.

Piqeni ëmbëlsirën deri sa shtresa e sipërme të ketë marrë një ngjyrë kafe të artë dhe mollët të jenë zbutur.

Shërbejeni të ngrohtë ose vakët.

Apple Crisp 10 Apple Crisp 11 Apple Crisp 12 Apple Crisp 13 Apple Crisp 14

 

Fotografitë nga Eranda Janku