Receta Të ëmbla

Biskota Sheqeri Për Shën Valentinin

Processed with VSCO with a6 preset

Biskota Sheqeri Për Shën Valentinin

Këto biskota të thjeshta sheqeri duhet të jenë pjesë e njohurive tuaja, sepse janë baza e biskotës dhe duke shtuar përbërës të tjerë opsional e ktheni këtë recetë nga klasike në alternative.
Duke qënë se Shën Valentini po afron menduam ti japim këtyre biskotave një formë më të veçantë, si një shprehje më e dukshme e dashurisë!

  • Nëse dëshironi mund të shtoni pak ekstrakt bajamesh ose pak lëkurë portokalli të grirë.
  • Për një dhuratë të veçantë ditën e Shën Valentinit; paketojini bukur, shkruani një letër dashurie dhe dhurojani personit tuaj të zemrës.

Sugar Cookies 2 Sugar Cookies 3 Sugar Cookies 4 Sugar Cookies 5 Sugar Cookies 6 Sugar Cookies 7 Sugar Cookies 8 Sugar Cookies 9

Proçedura:

 

Ndizni furrën në temperaturë 176°C.

Shtroni letër furre në dy tepsia biskotash lërini mënjanë.

Rrihni së bashku gjalpin jo të kripur në temperaturë dhome me sheqerin për rreth 3 minuta, deri sa masa të jetë kremoze.

Shtoni ekstraktin e vaniljes dhe vezën e vazhdoni rrihni masën sërish.

Shtoni pjesën e thatë të përbërsve dhe punoni masën deri sa të keni një top brumi.

Ky brum nuk ka nevojë të pushojë ose ta mbani në frigorifer për një periudhë të caktuar kohe, prandaj pluhurosni me miell një sipërfaqe të pastër pune dhe vendosni brumin në mes.

Me okllai hapni brumin në një petë mesatarisht të trashë (varet nga preferenca).

Prini brumin me një prerëse biskotash, çfarë forme ju dëshironi.

Nëse nuk keni prerëse të posaçme për biskotat mund të përdoni një gotë me buzë të holla.

Opsionale: format e tjera shtypur mbi biskotën e prerë.

Vendosini biskotat në tavat e përgatitura më parë dhe piqini ato për rreth 6-8 minuta.

Nëse doni që biskotat tuaja të jenë të buta dhe të shkrifëta si jashtë dhe brenda, atëherë hiqini ato në momentin që e dalloni që janë pjekur por nuk kanë marrë ngjyrë të artë. Nëse i dëshironi krokante nga jashtë piqini deri sa të marrin ngjyrë kafe të artë në anë.

Lërini biskoat e pjekura të ftohen plotësisht para se ti transferoni në një enë hermetike.

Sugar Cookies 11 Sugar Cookies 12 Sugar Cookies 13 Sugar Cookies 14 Sugar Cookies 15 Sugar Cookies 16 Sugar Cookies 17

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.