Receta Të ëmbla

Biskota Të Buta me Copëza Çokollate

Cakey Chocolate Chips Cookies 1

Biskota Të Buta me Copëza Çokollate

Personalisht nuk jam një fanse e biskotave të buta (në formën e kekut), por më besoni që kjo recetë është shumë e shijshme. Këto biskota të buta me copëza çokollate janë lehtësisht të përgatitshme në shtëpi dhe mund ti keni kurdo në duar për mëngjes, në mes vakteve apo për të qerasur miqtë.

Kjo recetë është marrë nga M.S dhe mund të them që është e vetmja recetë që nuk e kam modifikuar, mendoj se është perfekt në këtë mënyrë.

  • Ju sugjeroj që çokollata që do të përdorni për këtë recetë të jetë e zezë.

Cakey Chocolate Chips Cookies 2 Cakey Chocolate Chips Cookies 3 Cakey Chocolate Chips Cookies 4 Cakey Chocolate Chips Cookies 5

Proçedura:

 

Ndizni furrën në temperaturë 176°C.

Shtroni letër furre në dy tepsia biskotash lërini mënjanë.

Përzieni përbërësit e thatë së bashku dhe lini mënjanë.

Rrihni së bashku gjalpin jo të kripur në temperaturë dhome me të dy llojet e sheqerit dhe ekstraktin e vaniljes, deri sa masa të jetë kremoze.

Shtoni vezët një e nga një e vazhdoni rrihni masën sërish.

Shtoni pjesën e thatë të përbërsve dhe rrihni me rrahës elektrik deri sa masa të jetë homogjene.

Në fund shtoni copëzat e çokollatës dhe përzieni me një spatul.

Duke përdorur një lugë akulloreje të vogël ose 2 lugë çaji shpërndani brumin në letrën e furrës, duke u siguruar që të lini hapësirë njëra nga tjetra.

Piqini biskotat për 10-12 minuta ose derisa të kenë marrë një ngjyrë kafe të artë (kujdesuni që të mos kalojnë në ngjyrë kafe).

Lërini biskotat të ftohen në letrën e furrës për 5 minuta dhe më pas vendosini diku tjetër duke i dhënë mundësinë të ftohen plotësisht.

Cakey Chocolate Chips Cookies 7 Cakey Chocolate Chips Cookies 8 Cakey Chocolate Chips Cookies 9 Cakey Chocolate Chips Cookies 10

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.