Tartë me Krem Limoni dhe Merengë
March 31, 2018 2018-03-31 0:00Tartë me Krem Limoni dhe Merengë
Tarta në përgjithësi është një zgjedhje ideale kur doni të ëmbëlsoni veten apo familjarët e miqtë. Ato mund të jenë individuale ose të mëdha si në rastin e sotëm. Mbushjet janë të pafundme, duke krijuar mundësinë e kombinimeve të ndryshme krem-fruta.
Kjo tartë me krem limoni dhe merengë është shumë e thjeshtë në përgatitje e madje mund ti keni si brumin e frollës dhe kremin e limonit të përgatitura më përpara e ti bashkoni në momentin e dëshiruar. Merenga sipër i jep një shije të shtuar dhe e ëmbëlson më tej, duke qënë se kremi i limonit është pak i athët. Një tjetër ide për këtë tartë me krem limoni mund të jetë shtrimi i shtresës së sipërme me fruta të ndryshme (rekomandojmë frutat e pyllit, një lloj ose miks). Pra siç e shikoni dhe ju mundësitë janë të shumta, prandaj mos u limitoni por eksperimentoni në guzhinat tuaja dhe më e rëndësishmja: shijoni çdo hap!
Proçedura:
Gatuani gjysmën e masës së brumit të frollës nëse do të përgatisni vetëm një tartë të hapur si në foto.
Pasi ta piqni brumin lëreni të ftohet deri në temperaturën e dhomës.
Gatuni një masë të plotë të kremit të limonit dhe lëreni të ftohet plotësisht.
Vendoseni kremin e limonit tek tarta dhe lëreni në frigorifer për minimumi 10 minuta.
Përgatisni kremin e merengën dhe më pas me një qese pasticerie shpëndajeni sipër kremit të limonit.
Me një pompë të vogël gatimi me zjarr ‘digjni’ majat e merengës, ose futeni në furrë ngrohur vetem sipër për 1 minutë.
Shërbejeni menjëherë këtë tartë me krem limoni dhe merengë nëse keni përdorur metodën e parë, ose pas pak minutash të lëna në banak nëse keni përdor metodën e dytë.
Fotografitë nga Eranda Janku