Kek i Shëndetshëm me Çokollatë dhe Kungull Jeshil

05/05/2018

Kungulli është një nga zarzavatet e mia të preferuara dhe si i tillë mundohem të eksperimentoj dhe ta shtoj atë në shumë receta. Përpos shijes së tij, kungulli jeshil njihet gjithashtu si kungull i njomë. Ai ka përmbajtje të konsiderueshme uji në brendësi, ç’ka e bën të jetë një përbërës që shton lagështinë dhe butësinë në një recetë. Duke mos pasur një shije dominante, ai kombinohet lehtësisht me përbërës, duke i dhënë atyre vëmendjen e duhur.

Ky kek është shumë i shijshëm dhe i butë, një nga më të thjeshtët kur vjen puna ç’të gatuaj në moment të fundit. Ju jep dozën e duhur të shijes së çokollatës në gojë dhe duke pasur një balancë në ëmbëlsi nuk ju velit pas shijimit të tij.

Zakonisht në gatimin e ëmbëlsirave përdoret kungull me lëkurë jeshile të errët, por në pamundësi të gjetjes së tij në moment të fundit, për fotot e proçedurës kam përdorur kungull me lëkurë jeshile të hapur.

Zucchini Chocolate Bread 2 Zucchini Chocolate Bread 3 Zucchini Chocolate Bread 4 Zucchini Chocolate Bread 5 Zucchini Chocolate Bread 6

Proçedura:

 

Ndizni furrën në temperaturë 176°C.

Përzieni së bashku sheqerin me të gjithë përbërësit e lëngët.

Sitni përbërësit e thatë dhe trazoni deri në një masë homogjene.

Vendoseni kungullin e grirë mes 2 peshqiresh ose pecetash dhe ngadalë e butë ushtroni pak presion që të hiqni ujin e tepërt, por duke u siguruar që sërish të jenë të lagësht.

Shtojini në brum dhe në fund shtoni copëzat e çokollatës.

Vendosni letër furre në pjesën e poshtme të një tepsie drejtëkëndore.

Spërkatni pak vaj ose spraj për gatim dhe më pas shtoni brumin.

Spërkatni disa copëza çokollate sipër.

Piqeni kekun deri në pjekje të plotë (kur të ngulni një kunjë dhëmbësh të dalë e pastër).

Zucchini Chocolate Bread 8 Zucchini Chocolate Bread 9 Zucchini Chocolate Bread 10 Zucchini Chocolate Bread 11 Zucchini Chocolate Bread 12

 

Fotografitë nga Eranda Janku