Receta Të ëmbla

Tosti Francez

French Toast 01

Tosti Francez

Tosti Francez është një recetë shumë e thjeshtë dhe e shijshme për mengjes apo branç (brunch). Një version i ëmbël i bukës me vezë që ne shqiptarët kemi ngrënë përgjatë viteve.

Kjo recetë është përgatitur dhe fotografuar nga Eranda rreth një viti më parë, dhe nuk e dimë as vetë pse nuk e kemi dokumentuar me herët.

  • Sasia e ëmbëlsisë së përdorur në këtë recetë është totalisht personale. Unë përdor nje gjysëm lugë gjelle mjalt për 3 feta bukë (mund të përdorni shurup panje në vend të mjaltit). Në fund të fundit nëse doni më tepër ëmbëlsi e shtoni sipër në servirje.
  • Ky vakt shoqërohet më së miri me fruta të ndryshme sezonale.

French Toast 02 French Toast 03 French Toast 04 FrenchToast-Shqip

Proçedura:

 

Bëni gati një tigan të sheshtë dhe tretni pak gjalp jo të kripur në zjarr të butë.

Në një pjatë gjelle rrihni së bashku qumështin, vezën, kanellën dhe mjaltin.

Lyeni fetat e bukës nga secila anë dhe gatuajini ato për disa minuta, deri sa sipërfaqja të ketë marrë ngjyrë kafe të ëmbël dhe të jetë krokante.

Shërbejeni të ngrohtë.

French Toast 07 French Toast 08 French Toast 09

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.