Receta Të ëmbla

Cheesecake në 5 minuta

5 Minutes Cheesecake 1

Cheesecake në 5 minuta

Ky është cheesecake-u i parë që unë kam gatuar në vitin 2012. Teksa po kaloja përmes postimeve të blogut tim të parë, vura që këtë recetë nuk e kam ndarë ende me ju.

Duke e pabesueshme që një cheesecake të mund të gatuhet në vetëm 5 minuta, por nëse i keni të gjithë përbërësit përpara në tavolinën e punës, jua premtoj që nuk do t’ju duhen më shumë se 5 minuta për ta përgatitur.

Për sa i përket servirjes ku version ju jep mundsinë të eksperimentoni dhe jeni kreativ. Mund ta vendosni në një tavë si një cheesecake tradicional, ta lini pak minuta të mpikset dhe më pas ta servirni. Një metodë tjetë është servirja në stilin “gourmet”, siç kemi bërë ne në këtë rast. Mund të provoni të krijoni një stilim origjinal servirjeje, duke vendosur shtresën e biskotave si bazë, ose të bëni të kundërtën, të vendosni kremin të parin. Elemente të tjera plotësuese, qoftë për të bërë një balancim në shije, por dhe për të finalizuar stilimin tuaj, janë frutat e ndryshme, ose varitetë e luleve të ngrënshme. Kremi i këtij versini të cheesecake-ut është disi më i rëndë në konsistencë dhe më i ëmbël se versioni klasik, ndaj përzgjedhja e frutave të athta si boronica, mjedra, apo manaferra do të bënin kombinimin ideal të shijes, për t’i dhënë pjatës suaj freski. Ne rastin tonë ne vendosëm të bëjmë dy kombinime, mente dhe boronicë, dhe mjedër e boronicë.

  • Limoni në këtë recetë luan rolin e mpiksësit. Pasi të keni përzier të gjithë përbërësit e mbushjes e të lini mënjanë, do të vini re që masa do të trashet.

Proçedura:

 

Në një tas të madh vendosni qumështin e kondesuar dhe kremin e djathit Filadelfia.

Përzieni deri sa masa të jetë homogjene dhe shtoni lëngun e limonit.

Pasi ta keni përzier mirë, lëreni tasin mënjanë që masa të mpikset.

Thërmoni biskotat në një blender ose grirës ushqimor dhe shtoni gjalpin e tretur.

Masa përfundimtare duhet të ketë konsistencën e rërës së lagur dhe në momentin që e shtyp me dorë të qëndrojë bashkë.

Cheesecake në tavë: shtroni masën e biskotave në një tepsi dhe hapeni me dorë në mënyrë të barabartë duke ushtruar presion.

Shtoni mbushjen e cheesecake dhe lëreni pak minuta sa të mpikset në kallëpin e vet.

Cheesecake “Gourmet”: zgjidhni pjatat servirëse që janë shumë të rëndësishme për një prezantim dinjtoz dhe luani me mënyrën e renditjes.

  1. Shtoni fillimisht një lugë mbushur me kremin e cheesecake, sipër pak masë biskotash dhe dekoroni sipas dëshirës me fruta të freskëta, mente apo lule të ngrënshme.
  2. Shtoni 2 lugë gjelle masë biskotash, sipër saj një lugë mbushur me kremin e cheesecake dhe dekoroni sipas dëshirës me fruta të freskëta, mente apo lule të ngrënshme.

 

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.