Marmalatë Fiku
July 4, 2019 2019-07-04 7:26Marmalatë Fiku
Erdhi koha e fiqve dhe unë nuk kam si të mos jem e lumtur. I dashuroj dhe eksperimentoj me to aq sa të mundem. Marmalata e fikut është kthyer në të preferuarën time, pasi është shumë e thjeshtë për tu përgatitur e nuk kërkon aq shumë sheqer sa një reçel tradicional.
- Llojin e sheqerit e keni ju në dorë, por në rast se përdorni sheqer kokosi sigurohuni të ulni pak dozën.
Proçedura:
Ndizni furrën në temperaturë 250°C.
Shplani me ujë të bollshëm fiqtë e më pas hiquni bishtat.
Vendosini bashkë me sheqerin në një blender ose grirës ushqimor dhe pulsoni sipas dëshirës. Nëse doni një marmalatë me copëza mos pulsoni shumë, në të kundërt pulsoni deri sa masa të jetë homogjene.
Vendoseni purenë e fikut në një tepsi të madhe, ku masa e vënë të mos jetë e trashë dhe piqeni duke e përzier herë pas here me lugë.
Marmalata duhet pjekur deri sa të fillojë të mpikset, në momentin e përzierjes me lugë të mos e humbasë strukturën.
Kini kujdes të mos e piqni më tepër se ç’duhet pasi do të përfundoni me një masë të fortë e cila do të jetë e vështirë për tu menaxhuar.
Transferojeni marmalatën në kavanoza qelqi sa masa është ende e ngrohtë dhe lërini të ftohen plotësisht me kapakë hapur.
Më pas ruajeni në frigorifer.
Fotografitë nga Eranda Janku