Receta Të ëmbla

Kek Çokollate me Kinoa pa Miell

Quinoa Chocolate Cake 1

Kek Çokollate me Kinoa pa Miell

 

Ky kek çokollate me kinoa, pa miell, është një nga kekët më të butë që do të provuar ndonjëherë. Ka gatimin më të thjeshtë që keni parë dhe ju mbetet vetëm minutazhi i pjekjes për të shijuar një kek të tillë.

Receta si kjo, janë një shembull shumë i mirë se si mund ta përdorim dhe jemi kreativ me kinoan e gatuar. Uroj të mos jem e vetmja që sa herë vendos të gatuaj kinoa, ziej më shumë se ç’duhet dhe gjithmonë më mbetet tepër. Nëse nuk e gatuaj brenda 2 ditëve, ajo bëhet për tu hedhur dhe prandaj e sfidoj gjithmonë veten që të krijoj receta të ndryshme me atë çfarë më mbetet.

  • Kinoa duhet të jetë e gatuar dhe e ftohtë gjatë përdorimit të kësaj recete.
  • Kjo masë bën një kek relativisht të vogël, prandaj në rast se doni porcion më të madh dyfishoni recetën.
  • Mund të përdorni vaj perimesh apo alternativ (kokosi etj), por nuk do sugjeroja vaj ulliri apo vajra me aroma dominuese.

Proçedura:

Ndizni furrën në temperaturë 176°C.

Vendosni letër furre në tavën që do të piqni kekun (unë jam duke përdorur tavë rrethore 18 cm me hapje anësore)

Vendosni të gjithë përbërësit përveç kinoas në blender dhe pulsoni.

Shtoni kinoan dhe pulsoni disa herë.

Vendoseni masën në tavën e përgatitur me letër furre.

Piqeni kekun deri në pjekje të plotë (deri sa kur të ngulni një kunjë dhëmbësh, të dalë e pastër).

Lëreni të ftohet plotësisht.

Servireni me fruta pylli të freskëta, ose me ganash çokollate.

Fotografitë nga Eranda Janku

About us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit met condimentum estibulum issim Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit.