Krem Limoni

Kremi i limonit është një nga recetat më të dashura të këtij sezoni. Shija e tij shpërthyese bën që të kombinohet lehtësisht me pothuaj çdo frut të stinës dhe të krijojë një ëmbëlsirë freskuese, të ëmbël dhe të athët në të njëjtën kohë.

Duhet cilësuar se kjo recetë është një nga ato receta që shumica tremben për ta gatuar. Kjo sepse gjithmonë qëndron probabiliteti që masa të pritet ose vezët të gatuhen. Me këtë recetë të thjeshtë kjo gjë nuk ka për të ndodhur, mjafton t’i qëndroni në kokë dhe çdo gjë do të shkojë mirë.

Continue reading “Krem Limoni”

Si Të Gatuajmë Kremin e Pastiçerisë

Në këtë episod po ndaj me ju një nga recetat më të rëndësishme dhe bazike në pastiçeri. Ky është kremi klasik i pastiçerisë, përdorur shpesh në pastiçeri dhe restorante. Versioni i sotëm është përgatitur me miell në vend të nishestesh (do të postojmë në ditët në vijim versionin tjetër)

Ky krem mund të përdoret si mbushje e kekëve, krostatave ose pastave. Për të bërë një mbushje më të lehtë, bashkoje me ajkë të ëmbël të thjeshtë të rrahur.

Shqip

Proçedura :

 

Shtoni 400 ml qumësht dhe 100 gram sheqer në një tenxhere

Pritni bimën e vaniljes në mes dhe shtoni atë në qumësht

Silleni qumështin në zierje në zjarr të mesëm

Në një tas të pastër përziej së bashku pjesën e mbetur të qumështit dhe sheqerit, miellin dhe të verdhat e vezëve derisa përbërësit të jenë kombinuar plotësisht

Kur qumështi të arrijë në zierje hiqni bimën e vaniljes dhe derdhni pak qumësht të nxehtë në formën e një currili teksa e përzieni masën në tas në mënyrë që të mos gatuhen vezët

Kthejeni këtë masë në tenxhere dhe silleni në vlim në zjarr të butë, duke përzier në mënyrë konstante, që vezët të mos priten ose të ngjisë masa të fund të tenxheres

Kur kremi të arrijë në vlim dhe të trashet, fikni zjarrin dhe lëvizeni tenxheren nga nxehtësia

Shtoni gjalpin dhe përzieni derisa ky i fundit të jetë njëtrajtësuar me masën

Vendoseni masën në një enë e cila duron nxehtësinë dhe vendosni një letër celofoni drejt për së drejti në sipërfaqen e kremit për të parandaluar krijimin e një cipe

Mbajeni në frigorifer derisa të jetë ftohur plotësisht përpara se ta përdorni

2 3 Processed with VSCOcam with se3 preset

 

 Fotografite nga Julia Janku

Krem Zbukurues Për Biskotat

Shumë e thjeshtë, kërkon vetëm disa minuta dhe me të mund të dekorosh çdo lloj biskote që dëshiron !

1 Shqip

Proçedura :

 

Vendos në një tas të bardhat e vezëve dhe rrihi në shpejtësi mesatare derisa të shkumëzojnë

Ul shpejtësinë në më të ultën dhe shto sheqerin pluhur pak nga pak duke e përzier masën

Rrite shpejtësinë në atë të lartën dhe rrihe për 2 deri në 3 minuta masën ose derisa të jetë e butë, me shkëlqim dhe e trashë

Vendos kremin zbukurues në një qese pastiçerie (ose në qese plastike që ruhen frutat, ska nevojë për mjete luksoze; pri shumë pak majën e qeses pasi ta vendosësh kremin) dhe dekoro çdo lloj biskote që dëshiron

Processed with VSCOcam with se3 preset

 

Fotografitë nga Eranda Janku

Krem Mbushjeje ose Dekori me Vanilje

Mos jam unë e vetmja që nuk e pëlqej kremin e gjalpit ? Ndoshta po. Nuk më pelqen dhe zor se e përdor, kështu që në vend të tij shpesh përdor kremin e djathit. Është shumë i thjeshtë për t’u përgatitur dhe mund ta ruash në frigorifer dhe ta përdorësh kurdo që të duhet. Këtë krem mund ta përdorni për mbushje ose dekor. Mbushja e duhur për një tartë verore me fruta ose dekori ideal për minikekë si përshembull brownie- i cili shkon më së miri me këtë krem (receta e minikekëve së shpejti në web). Në foton e përbërësve kam vendosur 2 lloje të ndryshme gramaturash tek secili përbërës. Shtresa e sipërme i përket mbushjes, tjetra kremit të dekorit.

Continue reading “Krem Mbushjeje ose Dekori me Vanilje”