Biskota të Buta me Kanellë Snickerdoodle

Këto biskota kaq të shijshme me kanellë me emrin “snickerdoodle” nuk duhen munguar. Janë shumë të thjeshta në përgatitje dhe shkojnë më së miri me çaj ose thjesht ashtu siç janë.

Proçedura:

 

Në një tas përzieni së bashku kanellën me 50 gram sheqer dhe lini mënjanë.

Ndizni furrën në temperaturë 176°C.

Shtroni letër furre në dy tepsia biskotash lërini mënjanë.

Në një tas tjetër rrihni së bashku gjalpin me sheqerin, deri sa sheqeri të jetë pothuaj i tretur dhe masa të jetë kremoze.

Shtoni vezën dhe vaniljen dhe vazhdoni rrihni deri sa masa të jetë homogjene.

Shtoni miellin bashkë me fryrësin e ëmbëlsirave dhe vazhdoni përzieni.

Përfundojeni me një spatul silikoni duke mbledhur masën në një.

Me një lugë akulloreje të mesme ose me 2 lugë gjelle merrni brum dhe rrotullojeni me dorë për të krjuar një top.

Vendoseni brumin tek masa sheqer-kanellë dhe sigurohuni që sipërfaqja të jetë mbuluar plotësisht.

Vendosini në letrën e furrës me hapësirë njëra nga tjetra, pasi gjatë pjekjes do të hapen.

Piqni biskotat e bëra gati për rreth 12-15 minuta, deri sa ne mes të jenë mpiksur.

Lërini biskoat e pjekura të ftohen plotësisht para se ti transferoni në një enë hermetike.

 

Fotografitë nga Eranda Janku

Biskota Të Buta me Copëza Çokollate

Personalisht nuk jam një fanse e biskotave të buta (në formën e kekut), por më besoni që kjo recetë është shumë e shijshme. Këto biskota të buta me copëza çokollate janë lehtësisht të përgatitshme në shtëpi dhe mund ti keni kurdo në duar për mëngjes, në mes vakteve apo për të qerasur miqtë.

Kjo recetë është marrë nga M.S dhe mund të them që është e vetmja recetë që nuk e kam modifikuar, mendoj se është perfekt në këtë mënyrë.

Continue reading “Biskota Të Buta me Copëza Çokollate”

Biskota Sheqeri Për Shën Valentinin

Këto biskota të thjeshta sheqeri duhet të jenë pjesë e njohurive tuaja, sepse janë baza e biskotës dhe duke shtuar përbërës të tjerë opsional e ktheni këtë recetë nga klasike në alternative.
Duke qënë se Shën Valentini po afron menduam ti japim këtyre biskotave një formë më të veçantë, si një shprehje më e dukshme e dashurisë!

Continue reading “Biskota Sheqeri Për Shën Valentinin”