Biskota Karrote me Tërshërë

28/02/2019

Këto biskota karrote me tërshërë janë perfekte për një mëngjes të shpejtë dhe shijshëm, e pse jo dhe si zamër përgjatë vakteve. Çfarë është më e bukura, është se këto biskota mund ti keni gati në shumë pak kohë, duke qënë se proçedura kërkon shumë pak minuta të ekzekutohet.

  • Nëse dëshironi mund ti shtoni dhe ndonjë frut të thatë ose tharë biskotave.

Proçedura:

 

Ndizni furrën në temperaturë 160°C.

Shtroni letër furre në dy tepsia biskotash lërini mënjanë.

Në një tas përzieni së bashku me rrahës dore ose elektrik, sheqerin kaf, vezët dhe gjalpin e tretur.

Shtoni miellin, fryrësin e ëmbëlsirave dhe kanellën dhe pëzieni sërish.

Nëse jeni duke përdorur rrahës dore, kaloni në spatul në këtë hap.

Në fund shtoni tërshërën e bluar dhe karrotat e grira.

Duke përdorur një lugë akulloreje të vogël ose 2 lugë çaji shpërndani brumin në letrën e furrës, duke u siguruar që të lini hapësirë njëra nga tjetra.

Piqini biskotat për rreth 15 minuta ose derisa të kenë marrë një ngjyrë kafe të artë (kujdesuni që të mos kalojnë në ngjyrë kafe).

Lërini biskoat e pjekura të ftohen plotësisht para se ti transferoni në një enë hermetike.

 

Fotografitë nga Eranda Janku